Gruaja

Dua Lipa thyen rekorde

Kënga e re ka bërë bujë të madhe menjëherë në ‘Youtube’ dhe për rreth 12 orë ka marrë më shumë se 1 milion e 500 mijë klikime

 

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa të premten ka lansuar këngën e re “Scared To Be Lonley”, që është bashkëpunim me Martin Garrix, shkruan albinfo.ch.

Kjo këngë ka bërë bujë të madhe menjëherë në ‘Youtube’ dhe për rreth 12 orë ka marrë më shumë se 1 milion e 500 mijë klikime.

Por, jo vetëm kaq. Kjo këngë menjëherë është futur në top-listat evropiane dhe botërore, madje duke qenë në pozitat e para.

Kështu këngëtarja me prejardhje nga Prishtina po vazhdon me suksese edhe në këtë vit, derisa ishte shumë e suksesshme edhe vitin e kaluar.