Kosova

Dua Lipa reklamon Porschen elektrike

Dua Lipa ka bërë të ditur sërish se do të reklamojë Porschen elektrike, përcjell albinfo.ch.

Që nga prezantimi me veturat në Los Angeles e deri te paraqitja e saj e parë zyrtare në një ngjarje të organizuar nga brendi në Singapor, lidhja në mes të këngëtares dhe markës ka qenë e fortë dhe e menjëhershme.

Tani, kreativiteti i saj po shfaqet edhe në një tjetër mënyrë, pasi ajo ka bërë regjinë e reklamës për modelin e veturës elektrike të Porsches, Macan, ku edhe aktron.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lipa përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram, ku e ka postuar reklamën.

Për krijimin e këtij projekti, Lipa ka bashkëpunuar me regjisorin francez, Clement Durin, i cili njihet për punën në videoklipin e këngës “Happy”, të këngëtarit Pharell Williams.

Rezultati i punës se shqiptares dhe francezit u vlerësua nga marka, e cila në webfaqen zyrtare ka lansuar reklamën.