Muzikë
Dua Lipa paralajmëron koncertin më të madh në karrierën e saj
Pasi shkëlqeu në “Glastonbury” të premten, Dua Lipa ka vendosur të mbajë koncertin më të madh në karrierën e saj, në stadiumin Wembley, vitin e ardhshëm.
Lajmi është publikuar nga Daily Mail që u referohet burimeve brenda industrisë së muzikës. Sipas medias britanike, 29-vjeçarja shqiptare do ta mbajë koncertin e saj më të madh në muajin qershor të vitit të ardhshëm në stadiumin ku luan ndeshjet kombëtarja angleze e futbollit. Të pranishëm pritet të jetën rreth 90 mijë persona.
Ndërkohë, sipas një burimi të The Sun, Dua Lipa është vendosur të ndjekë gjurmët e Madonna-s dhe së fundmi Taylor Swift, duke mbajtur këtë koncert gjigant. “Turneu i saj i fundit ishte shumë i suksesshëm, por jo në ambiente kaq gjigante. Të mbash koncert në Wembley është e mahnitshme, veçanërisht kur ajo është vetëm në albumin e saj të tretë. Pas koncertit në stadium, Dua Lipa do të zhvillojë edhe një tur në gjithë Amerikën”, ka thënë burimi për The Sun.
Ai ka shtuar duke thënë se ky do të jetë një moment tejet emocionues për yllin e popit, pasi do të shpalosë gjithë punën që ajo ka bërë në Londër, aty ku u vendos pasi u largua nga Kosova në moshën 15-vjeçare.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA “Fitore Uniforms” është ndër më të njohurat, e sidomos për policinë e Çikagos....
-
Vazhdon promovimi i librave dhe autorëve nga Kosova në Berlin
-
Pasioni për fotografinë, Juliana Lalaj storie suksesi
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social
-
18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident rrugor në Itali
Jeta në Zvicër
-
Flixtrain, së shpejti në Zvicër? Kompania gjermane Flix - e cila gjithashtu zotëron Flixbus - së shpejti mund të nisë shërbimin...
-
Kurti: Marrëveshja për Tregtinë e Lirë krijon mundësi të reja eksporti për bizneset kosovare
-
Gripi në Zvicër fillon të zbehet
-
Dyfishim i mundshëm i falimentimeve në 2025
-
Sanija Ameti mbetet bashkëpresidente e Operacionit Libero