E-Diaspora
Dua Lipa: Krenare me Kosovën
Dua Lipa është ylli më i ri i muzikës pop në botë. Të premten këngëtarja kosovare e cila jeton në Londër, dhe me këngën e saj “Be the One” ka pushtuar tregun botërore, do të jetë pjesë e ndarjes së çmimeve në Zvicër “Swiss Music Awards”. Lipa ka dhënë një intervistë për të përditshmen zvicerane “20min.ch” ku flet për karrierën e saj dhe tregon më krenari për prejardhjen e saj nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Dua, do të marrësh pjesë në “Swiss Music Awards” në Cyrih. A jeni gëzuar?
Nuk mundëm ta them saktë se sa jam e gëzuar! Unë nuk kam qenë asnjëherë në Zvicër. Një vizitë tek ju që lidhet më punë është shumë e bukur.
Cilat janë pritshmëritë tuaja?
Nëse unë bëj një paraqitje të bukur dhe mund ta vizitoj pakëz Cyrihun, atëherë do të jam shumë e lumtur.
SMA është çmimi më i rëndësishëm i muzikës në Zvicër. I pëlqeni këto shfaqje?
Unë e pëlqej energjinë, që dalin nga këto shfaqje. Është një spektakël. SMA është e ngjashme me “Brit Awards” në Angli, andaj ndjej pak frikë nga dalja përpara publikut.
Shfaqjeve të tilla ju paraprijnë edhe tepihu i kuq. Çfarë përvoje është kjo për ty?
Të premten unë për herë të parë do të eci në një tepih të kuq në jetën time. Për këtë nuk di se si do të reagoj. Do e lë si befasi.
A e ke menduar ende për veshjen tënde?
Unë e di se çfarë do të veshi në skenë. Për shfaqjen në tepihun e kuq vendosi spontanisht. Nëse mendoj shumë rreth veshjes kjo mund të më krijoj panik.
Është pak sa e çuditshme sesi ju u bëtë këngëtare. Mësuesi juaj ju ka thënë,që nuk mund të këndoni.
Po ai vërtetë e ka thënë këtë. Problemi qëndronte se unë nuk mund ti kontrolloja tonet e larta. Kur unë përpiqesha ta bëja këtë, dilnin vetëm angullime nga fyti. Sikur të veproja sipas mendimit të mësuesit tim, atëherë sigurisht që s’do kisha bërë karrierë si muzikante.
Megjithatë t’i ia dole. Si?
Pas shkollës fillore unë kam ndjekur Sylvia Young Theatre Schools në Londër, ku marr mësime të shumta për këndim, vallëzim dhe aktrim. Aty e kam vrenjtur se mundëm të këndoj.
Prej nga të erdhi dëshira për t’u bërë këngëtare?
Babai im ishte këngëtar dhe pjesë e rok grupit të njohur në Kosovë “ODA”. Si fëmijë kam qenë gjithmonë e rrethuar nga muzika.
Si e përshkruani muzikën tuaj?
Unë e quaj atë Dark Pop. Jam e ndikuar shumë nga Hi-Hop-i. Ndërsa si model e kam Pink dhe Nelly Furtado.
Ti i ke historinë e njëjtë si të Rita Orës. Origjinën e keni nga Kosova dhe je rritur në Londër. Ka lidhje tjera mes jush?
Kushdo që vjen nga Kosova, jam krenare për të. Kjo na lidh të dyjave. Fatkeqësisht ende nuk kam pasur mundësi të njihem më Ritën.
A të nervozojnë krahasimet me të?
Ne nuk jemi krahasuar shpesh nga mediat. Shumë më tepër kam dëgjuar krahasimet që më bëjnë me Lana Del Rey. Por që ndoshta ka më shumë të bëjë me faktin se ne kemi të njëjtin menaxhment.
Dua Lipa të premten do të jetë pjesë e gala mbrëmjes në SMA, në të cilën do të marrin pjesë edhe Bombay Street, Dodo, Robin Schulz, Seven dhe Sido. Ndryshe pjesë e kategorisë “Best Breaking Act” në “Swiss Music Awards” është i nominuar rep këngëtari shqiptar që jeton në Zvicër, Shkëlzen Kastrati – Xeni.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje