Gruaja
Dua Lipa, koncerte madhështore dhe nderime të larta në Prishtinë dhe Tiranë
Mijëra fansa dhe adhurues të muzikës më 9 gusht mbushën “Parkun e Gërmisë” në Prishtinë për të ndjekur live koncertin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ndonëse performonte për herë të parë para publikut shqiptar, Dua bëri që fansat të këndonin të gjithë njëzëri këngët e saj të kthyera në hite botërore tashmë, si “Be the One” apo “Hotter than hell”, ndërsa befasi për publikun ishte edhe performanca e këngës së bashku më babain e saj, Dukagjin Lipa.
Me të njëjtën atmosferë më 10 gusht, Dua është pritur edhe në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Këngëtarja Lipa në të dy koncertet ka përshëndetur në gjuhen shqipe gjatë gjithë kohës
adhuruesit e saj, të cilët u elektrizuan kur artistja ngriti duart lart me simbolin e shqiponjës, njofton “albinfo.ch”.
Përveç pritjes së ngrohtë nga publiku, Dua është nderuar edhe më Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut në kulturë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe më Çelësin e Qytetit të Tiranës nga kryebashkiaku, Erjon Veliaj.
“Kontributi i Duas për muzikë dhe kulturë është i çmueshëm ndërsa përpjekjet e saja humanitare për rininë e Prishtinës veç sa e thellojnë lidhjen e saj me Kosovën”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës është shprehur: “Tani Prishtina dhe Tirana janë një, kështu që nuk je veç gocë e Prishtinës dhe e Kosovës, je edhe e Shqipërisë dhe e Tiranës. Unë jam shumë i lumtur për ty dhe në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës dua që ta ruash Çelësin dhe të kthehesh sërish këtu, teksa shkëlqen e bëhesh më e famshme, duke frymëzuar shumë njerëz”.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor