Muzikë

Ç’efekte do të ketë kërkesa për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Dua Lipa

Para 85 milionë ndjekësve të saj në Instagram, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka ndarë lajmin se është shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës.

Ajo ka përmendur sërish temën e liberalizimit të vizave, duke theksuar se të rinjtë e Kosovës meritojnë lirinë e lëvizjes.

“Dje pasdite mora titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të lënë shenjë dhe të bëjmë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar të mëdha”, ka shkruar Lipa.