Lifestyle
Dua Lipa kërkon falje për përdorimin e një fjale raciste më 2014
Lipa kishte kënduar këngën “Smoke, Drink, Break Up” të Mila J në vitin 2014 dhe mund të dëgjohej teksa e theksonte fjalën ofenduese për personat me ngjyrë
Këngëtarja kosovare Dua Lipa është rrethuar me disa komente të pazakonshme kur në fillim të Vitit të ri u publikua një këngë të cilën ajo e kishte kënduar disa vjet më parë në YouTube, në të cilën kishte përdorur një fjalë raciste.
Lipa kishte kënduar këngën “Smoke, Drink, Break Up” të Mila J në vitin 2014 dhe mund të dëgjohej teksa e theksonte fjalën ofenduese për personat me ngjyrë, transmeton Albinfo.ch.
Pasi kënga u shpërnda në internet sërish këtë javë, Lipa u ka kërkuar falje ndjekësve të saj duke thënë se “nuk ka menduar kurrë që të ofendojë apo mërzisë dikë”.
“Nuk e kam thënë fjalën e plotë, por e pranoj se nuk është dashur të arrij aty dhe se një fjalë tjetër mund të incizohej për t’i ikur ofendimit dhe konfuzionit. Nuk e kam menduar për këtë atë kohë. Gjithmonë jam prapa drejtësisë shoqërore dhe më vjen shumë keq për të gjithë që janë ofenduar”, ka shkruar ajo në Twitter.
Dua Lipa është një prej këngëtareve më të suksesshme në botë më 2017. Ajo solli hitin “New Rules” dhe e publikoi albumin e parë duke dominuar në shumë top-lista botërore.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta veprimtari shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri, ndërroi jetë të mërkurën, më...
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
Jeta në Zvicër
-
Edhe një kanton i Zvicrës synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshme Kantoni i Valais ndalon cigaret elektronike të njëpërdorshme për arsye të rinisë dhe mbrojtjes së mjedisit....
-
Një pjesë e ujit të Biel-it i ndotur nga bakteret fekale
-
SBB njofton më shumë trena të natës me orar të ri
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit
-
Takimi i samitit në Bernë për të diskutuar marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së