Muzikë

Dua Lipa kërkon falje pas incidentit me fishekzjarre në Toronto

Mbërmë Dua Lipa bëri një deklaratë të enjten pas incidentit që ndodhi në koncertin e saj në Scotibank Arena në Toronto, ku kishte disa të lënduar nga fishekzjarret, përcjell albinfo.ch

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare në një postim në InstaStory bëri të qartë se ishte e tronditur në lidhje me ngjarjen që ndodhi.

Ajo ishte duke përfunduar shfaqjen e saj në Scotiabank Arena, kur fishekzjarret filluan të shpërthejnë brenda vendit të koncertit pak para orës 23:45.

“Mbrëmë fishekzjarrë të paautorizuara shpërthyen në turmë gjatë koncertit tim në Toronto”, tha interpretuesja e “Cold Heart”.

“Krijimi i një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në shfaqjet e mia është gjithmonë prioriteti im i parë, dhe ekipi im dhe unë jemi po aq të tronditur dhe të hutuar nga kjo ngjarje sa të gjithë ju”.

Ajo vazhdoi: “Do të bëhet një hetim në vazhdim dhe po punohet për të zbuluar se si ndodhi incidenti”, vazhdoi ajo.

“Më vjen keq shumë për këdo që ishte i frikësuar, ndihej i pasigurt ose që shijimi i shfaqjes u ndikua në ndonjë mënyrë”.

“Me shumë dashuri”, përfundoi shkrimin 26-vjeçarja.

Cindy Chung, një oficer i marrëdhënieve me median me Shërbimin Policor të Torontos, i tha People se tre pjesëmarrës të koncertit u trajtuan pasi pësuan ‘lëndime të lehta’.

Një pjesëmarrës i koncertit foli gjithashtu për median dhe vuri në dukje se shumë pjesëmarrës të tjerë me siguri nuk ishin të vetëdijshëm se shfaqja e improvizuar e fishekzjarreve ishte e paplanifikuar.