Muzikë
Dua Lipa ia dedikon çmimin infermieres 74-vjeçare
74-vjeçarja Elizabeth Nneka Anionëu është një infermiere britanike, administratore e kujdesit shëndetësor,
Duke qenë se Dua Lipa para pak ditësh në”Brit Awards” u shpërblye me çmimin për këngëtaren më të mirë britanike, me të pranuar këtë çmim, Lipa i është bashkuar iniciativës për t’ia dedikuar çmimin e saj dikujt tjetër, duke i bërë kështu thirrje kryeministrit britanik, Boris Johnson, që të realizojë propozimin e tij për t’i rritur pagat punonjësëve që janë në vijën e parë gjatë kësaj pandemië, përcjell albinfo.ch.
“Unë kam zgjedhur që çmimin tim ta ndaj me Elizabeth Anionwu. Ajo e ka kaluar karrierën e saj të mrekullueshme të infermierisë duke luftuar pabarazitë racore. Ajo gjithashtu ka kaluar kaq shumë kohë dhe është një promovuese e fortë për mbrojtjen e punëtorëve të vijës së parë të frontit. Ajo gjithashtu ka thënë se ekziston një pabarazi masive midis mirënjohjes dhe respektit për punëtorët e vijës së frontit sepse është shumë mirë të duartrokasim për ta, por ne duhet t’i paguajmë ata. Prandaj, unë mendoj se ajo që duhet të bëjmë është që ne të gjithë duhet të japim një duartrokitje masive dhe t’i japim Borisit një mesazh që të gjithë mbështesim një rritje të drejtë të pagave për vijën tonë të parë të frontit”, ka thënë Lipa.
74-vjeçarja Elizabeth Nneka Anionwu është një infermiere britanike, administratore e kujdesit shëndetësor, lektor dhe profesor e Infermierisë në Universitetin e Londrës Perëndimore.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë