Kultura
Dua Lipa i jep frymën globale spektaklit «Swiss Music Awards»
Reperi shqiptar «Xen» (Shkelzen Kastrati) i nominuar për kategorinë «Best Breaking Act» nuk ka arritur të fitojë çmimin. Në një konkurrencë mjaft të fortë, atë e ka fituar «Dodo»
Spektakli «Swiss Music Awards» i nënti me radhë, ka përfunduar me ndarjen e çmimeve për një numër të madh kategorish të muzikës. Ai është dalluar nga vitet tjera me shkëlqimin edhe luksin e tij. «Tepihu i kuq» i shtruar në Hallensadion të Cyrihut ka qenë veçanërisht i gjallë dhe laraman, nga parakalimi i yjeve dhe atyre që pretendojnë të bëhen të tillë. Nëpër këtë tepih kanë kaluar me dhjetëra të tillë, të nominuar për njërin nga çmimet e spektaklit po dhe të tjerë, njerëz nga «ajka» e shoubiznesit të Zvicrës.
Mysafire speciale kësaj radhe ka qenë ylli i ri i muzikës botërore, shqiptarja 19 vjeçare nga Londra, Dua Lipa, e cila ka shkëlqyer jo vetëm në skenë por edhe në parakalimin e saj në tepihun e kuq. Vajza e re që po bën një depërtim serioz në arenë muzikore të botës, i ka dhënë spektaklit nacional të Zvicrës një frymë «globale». Ajo ka kënduar vetëm një këngë por me paraqitjen e saj ka dëshmuar se nuk është rastësisht në skenën e madhe të muzikës botërore.
Veç mysafires nga Londra, këtë parakalim nga shqiptarët e këtushëm e kanë bërë edhe Shkelzen Kastrati, këngëtari i njohur me pseudonimin «Xen», humoristi i ri dhe i popullarizuar Bendrit Bajra, moderatorja e njohur televizive Gülsha Adilji, etj.
Ndarja e çmimeve ka filluar me shpalljen e grupit më të mirë. Këtë çmim e ka fituar bendi «Patent Ochsner». Ky grup në fakt ka fituar edhe dy çmime: «Best Live Act» dhe «Best Album». Në këtë mënyrë «Patent Ochsner» është bërë fituesi i mbrëmjes, sa i përket numrit të çmimeve të fituara.
Ndërsa si befasi e mbrëmjes dhe zbulim i ri në muzikën e popullarizar të Zvicrës është vlerësuar 19 vjeçari Nickless. Ai ka fituar në kategorinë për hitin më te mirë nacional, që hyn ndër kategoritë më të vlerësuara. Nickles me këngën e vet hit «Waiting» ka lënë mbrapa edhe tashmë veteranët si «Dodo» dhe «Müslüm», pretendentë seriozë për të fituar në këtë kategori.
Pa çmime është ndarë kësaj here edhe reperi i njohur nga Zvicra frankofone «Stress». Por ai me çmime SMA, të fituara në vitet e mëparshme, mban njëfarë rekordi në këtë garë.
Pika tjetër shqiptare në këtë spektakël ka qenë nominimi i reperit shqiptar me emrin artistik «Xen» (Shkelzen Kastrati) për kategorinë «Best Breaking Act». Por ai nuk është paraqitur në skenë pasi që nuk ka arritur të fitojë çmimin. Në një konkurrencë mjaft të fortë, atë e ka fituar «Dodo».
Në të vërtetë, Kastrati me kohë qe treguar modest: ai për mediet zvicerane pati deklaruar ditë më parë se vet nominimi për «Swiss Music Award» për të ka qenë një sukses i konsiderueshëm.
Çmimet tjera që u ndanë në mbrëmjen SMA kanë qenë: Zëri më i mirë solo i femrës: Stefanie Heinzmann; Zëri më i mirë solo i mashkullit: Bastian Baker; Best Breaking Act: Dodo; Best Talent: Damian Lynn; Artist Award: Sophie Hunger etj.
(Autor i fotografive: Visar Kryeziu)
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?