Muzikë

Dua Lipa flet shqip në një intervistë për revistën prestigjioze “Vogue”

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi ka folur shqip në një intervistë për revistën prestigjioze “Vogue”.

Ajo pikërisht në rubrikën “What’s in my Bag”, që njihet tejet shumë për emrat e njohur të botës së showbizit, e ka thënë një fjali në gjuhën shqipe.

“Hej Vogue, unë jam Dua Lipa, edhe qe çka kena në çantë sot”, tha artistja me origjinë nga Kosova, në një pjesë të intervistës, teksa tregonte se cilat gjuhë të tjera është duke i mësuar.

Lipa pjesën tjetër të intervistës e ka dhënë në anglisht, duke treguar se “çfarë ka në çantë”.

Nuk është hera e parë që këngëtarja flet shqip në intervista të huaja, ajo ka rastisur t’i tregojë botës për gjuhën tonë edhe në disa emisione tejet të shikuara në Amerikë dhe më gjerë.