Lifestyle
Dua Lipa flet për Rita Orën
“Më shumë e njoh përmes muzikës. Por, prindërit tanë njihen mes vete, derisa unë e njoh pak edhe motrën e saj”, është shprehur Dua Lipa për revistën angleze
Dy ndër këngëtaret më të famshme shqiptare janë Dua Lipa dhe Rita Ora. Ato janë shumë të suksesshme dhe shumë të njohura në skenën ndërkombëtare.
Së fundi Lipa ka qenë edhe në ballinën e revistës “Evening Standard”, duke folur për jetën personale, si dhe karrierën e saj, përcjell albinfo.ch.
Revista e ka pyetur edhe për marrëdhëniet me Rita Orën, pasi që të dyja janë me prejardhje shqiptare, si dhe janë shumë të njohura.
“Më shumë e njoh përmes muzikës. Por, prindërit tanë njihen mes vete, derisa unë e njoh pak edhe motrën e saj”, është shprehur Dua Lipa për revistën angleze.
Nuk kishte si të mos e përmendte Kosovën, si gjithnjë në intervistat e saj. Dua është shprehur se më herët të gjithë e njihnin në Prishtinë si vajza e Dugit, babait të saj, i cili është edhe këngëtar i njohur, kurse tani ndodh e kundërta, pasi atë e etiketojnë si babai i Dua Lipës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











