E-Diaspora
Dua Lipa fiton dy çmime
Dua Lipa ka fituar çmimin “People Choice Award” dhe “European Borders Breaker Award”
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po vazhdon me suksese, derisa fillimi i vitit 2017 i ka sjellë asaj edhe dy çmime mjaft të rëndësishme, raporton albinfo.ch.
Ajo ka fituar dy çmime në “European Border Breaker Awards”. Lipa ka fituar çmimin “People Choice Award” dhe “European Borders Breaker Award”.
Ajo ishte shumë e gëzuar për këto dy çmimet dhe nuk ka përshëndes fansat që e kanë votuar. “Çfarë fillimi për vitin 2017! Faleminderit të dashurit e mi për votat e juaja dhe mbështetjen tuaj! Faleminderit juve Festivali i çmimeve Evropiane për çmimin më të mirë të fillimit të vitit dhe falënderim te veçantë edhe për ekipin tim që çdoherë më bëjnë të ndjehem si në shtëpi kur gjendemi shumë larg dhe arrijmë të bëjmë çdo shfaqje apo udhëtim të paharrueshëm! Po ndjehem shumë me fat”, ka shkruar në “Instagram”.
Megjithatë, këto dy çmimet nuk janë sukseset e vetme të saj. Ajo është nominuar në dy kategori të rëndësishme të çmimeve “NME” që ndahen nga revista muzikore me të njëjtin emër.
Kjo ceremoni mbahet në Britani të Madhe që nga viti 1953 dhe është e përvitshme. Këngëtarja shqiptarë është nominuar për “Këngëtarja më e mirë britanike” dhe “Artistja më e mirë e re”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë