Lifestyle

Dua Lipa e përkrah popullin e Sudanit

Protesta e popullit të Sudanit kundër presidentit Omar al-Bashir ka nisur që nga java e kaluar.

Bashir, i cili sundoi Sudanin për dekada, u rrëzua dhe u arrestua pas disa muajsh protesta kundër qeverisë së tij, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.

Por, protestuesit i vazhduan tubimet, duke thënë se krerët e rinj ushtarakë janë vetëm vazhdim i regjimit të Bashirit dhe ata kërkojnë që vendi të udhëhiqet nga një qeveri civile.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është ajo që i ka dalë në mbrojtje popullit sudanez, duke u shprehur haptazi se e përkrah këtë protestë drejt tranzicionit në demokraci.

“Po e ngre zërin për Sudanin. Jam me të gjitha gratë, burrat dhe fëmijët që po protestojnë për një tranzicion paqësor në demokraci. Qeveria u është përgjigjur dhunshëm thirrjeve për demokraci, me vrasje e përdhunime. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe ne duhet së bashku ta ngremë zërin”, ka thënë mes tjerash 23-vjeçarja.