Lifestyle

Dua Lipa dhe Bebe Rexha ia hedhin valles shqiptare pas ceremonisë ‘MTV EMA’

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore ‘MTV EMA 2018’.

Si gjithmonë në këtë event të rëndësishëm nuk mund të mungonin edhe këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Madje, Lipa ka fituar edhe çmimin ‘Best Pop’.

Ato u komentuan shumë për pamjen e tyre të mrekullueshme në tapetin e kuq, por në prapaskena kishte krejt diçka ndryshe.

Në një ndejë private dy shqiptaret janë parë duke e kërcyer vallen shqiptare, madje po ua mësonin të njëjtën edhe miqve të tyre të njohur, përcjell albinfo.ch.

‘Pjesa më e mirë e mbrëmjes ka qenë kërcimi i valles në dhomën time të hotelit’, ka shkruar Bebe në Instagram, duke e shpërndarë edhe videon.

Komentet ishin të ndryshme, sidomos nga shqiptarët që i përgëzonin që nuk e harrojnë traditën shqiptare.

https://www.instagram.com/p/Bpy0oohnivf/?utm_source=ig_embed