Muzikë

Dua dhe Bebe, dy shqipet bashkë në çmimet “Grammy 2024”

Dua Lipa hapi natën e çmimeve “Grammy 2024” me një këngë të re, të titulluar “Training Season”, përpara se të performonte këngën e saj të fundit, “Houdini”, përcjell albinfo.ch.

Në mes të dy këngëve, ajo këndoi edhe një rresht të shpejtë nga kënga e saj në “Barbie”, e titulluar “Dance the Night”, e cila u nominua për dy çmime Grammy.

Në monologun e tij, prezantuesi Trevor Noah e quajti Lipën “një nga interpretueset më të mëdha të këtij brezi”.

Ajo çfarë ra në sy ishte takimi i saj me këngëtaren e famshme, Bebe Rexha. Të dy shqiptaret shkëlqyen me paraqitjen e tyre skenike në këtë mbrëmje. /Albinfo.ch

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Mund të jetë një imazh i 3 persona