Lifestyle

Dua bëri krenar çdo shqiptar në Sunny Hill, ja çka shkruajnë mediat serbe për këngëtaren

Dua mbante flamurin shqiptar dhe vallëzonte "Vallen e Tropojës"

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja Dua Lipa u filmua gjatë festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë teksa vallëzonte me flamurin shqiptar në krah “Vallen e Tropojës”.

“Disa net, duhet të ngrihesh dhe t’u tregosh njerëzve se sa shqiptare je”, shkruante Dua krahas videos, e cila ka bërë xhiron e botës, përcjell albinfo.ch.

Madje, ky moment është komentuar edhe nga mediat serbe.

“Telegraf.rs” ka bërë një shkrim për këngëtaren, duke u fokusuar te flamuri shqiptar, të cilin Dua e mbante në duar gjatë gjithë kohës kur kërcente.

“Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo.

Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe”, gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë.

Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës.

“Një natë duhet të ngrihesh dhe të tregohesh sa shqiptar je”, ka shkruar këngëtarja”, ishin fjalët e shkruara në median serbe, e cila nuk ka mundur të mos i kushtojë një artikull këngëtares shqiptare që po na bën të gjithëve krenarë.

 

View this post on Instagram

 

Some nights you just gotta get up and show the people how Albanian you really are… @sunnyhillfestival ?? ??❤️

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on