Fotolajmi
Droni tregon përmasat e krizës së refugjatëve në kufirin Maqedoni-Greqi
Xhirimet e dronit tregojnë për shkallën e krizës së refugjatëve në kufirin verior grek me Maqedoninë.
Fotografi Sakis Jumbasis ka filmuar “qytetin e çadrave” në Idomeni, i cili shërben si shtëpi e përkohshme të 7000 refugjatëve dhe emigrantëve që përpiqen të arrijnë Evropën Perëndimore në kërkim të një jete më të mirë.
Maqedonia së fundmi ka ndaluar hyrjen e afganëve në vend.
Site njoftonte se të hënën policia maqedonase u përgjigj me gaz lotsjellës kur emigrantët dhe refugjatët u përpoqen të kalojnë dhunshëm kufirin, i cili ishte mbyllur.
Pothuajse 2.000 refugjatë dhe emigrantë vijnë çdo ditë në Evropë nga deti në dy muajt e parë të vitit 2016, sipas statistikave të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Organizata parashikon se këtë vit në Evropë do të kalojnë 1 milion refugjatë, sikur më 2015.
Presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk, u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të punojnë së bashku për zgjidhjen e krizës së imigrantëve, duke thënë se mungesa e unitetit po dëmton besimin mes tyre.
Presidenti i Komisionit Evropian paralajmëroi imigrantët se rreziku i udhëtimit në Evropë nuk ia vlen. Pas një takimi me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, në Athinë, zoti Tusk u bëri thirrje imigrantëve të paligjshëm të qëndrojnë larg Evropës.
E-Diaspora
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani Shqiptari Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani. Nga 1 marsi i vitit...
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?