Shëndetësi
Dronët zviceranë dërgojnë medikamente nëpër spitale
Zvicra do të jetë vendi i parë në botë që ka zhvilluar këtë rrjet të përhershëm të dronëve që fluturojnë nëpër hapësirën ajrore urbane pranë aeroporteve ndërkombëtare
Kompania logjistike «Matternet» ka njoftuar se tash e tutje do të dërgojë me dron mostrat e laboratorit, testet e gjakut dhe diagnostikimet e tjera në objektet spitalore, klinika dhe laboratore.
Rrjeti i parë i shpërndarjes do të jetë funksional nga muaji i ardhshëm e disa të tjerë që do të prezantohen më vonë gjatë vitit. «Matternet» thotë se artikujt mjekësorë mund të dërgohen në spitale brenda 30 minutave, përcjell albinfo.ch.
Rrjetet e përhershme të shpërndarjes me dronë janë tashmë në përdorim në Afrikë, ku dronët dërgojnë njësi të gjakut për transfuzion në klinikat e largëta në Ruandë dhe së shpejti sjellin furnizime të tjera mjekësore, si medikamente antimalariale dhe vaksina emergjente në Tanzani.
Por Zvicra do të jetë vendi i parë në botë që ka zhvilluar këtë rrjet të përhershëm të dronëve që fluturojnë nëpër hapësirën ajrore urbane pranë aeroporteve ndërkombëtare.
«Matternet», një kompani e teknologjisë së bazuar në Silicon Valley, ka projektuar dronët së bashku me një sistem cloud për dërgimin dhe pranimin e platformave – dhe një sistem që sapo ka nisur që mund të marrë, të dorëzojë dhe të vendosë në mënyrë autonome dronët.
Deri në fund të vitit, kompania do të ketë dronë në laboratore dhe spitale në të gjitha qytetet zvicerane. Duke përdorur dronët në vend të transportit tokësor, një spital mund të kursejë 20% deri 50%.
Sistemi gjithashtu mund të shpëtojë jetën; në teste, kompania zbuloi se një udhëtim që zgjat 25 minuta me makinë (në varësi të trafikut) mund të marrë afërsisht tre minuta me një dron.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












