Kosova
Driton Selmanaj dhe Arban Abrashi deri më tani nuk kanë vota të mjaftueshme për deputet
Driton Selmanaj dhe Arban Abrashi mbesin jashtë Kuvendit
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 103 mijë e 507 vota, apo 13 për qind. Ky është rezultati më i dobët në historinë e LDK’së, pas të cilit kësaj partie i takojnë vetëm 15 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës, në legjislaturën e kaluar ka pasur 29 deputetë. Por, në zgjedhjet e sivjetme kjo parti ka arritur t’i sigurojë vetëm 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në krye të listës (pa votat e diasporës) është Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Marigona Geci, Besian Mustafa, Lirije Kajtazi, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku Rexhepi.
Ndërkaq, deputetët e legjislaturës së kaluar të LDK’së, sipas rezultateve të deritanishme (pa përfshirë votat nga diaspora dhe ato me kusht) që nuk kanë arritur t’i sigurojnë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit janë Driton Selmanaj, Arban Abrashi, Fetah Rudi, Frashër Demaj, Ilir Ferati, Shkëmb Manaj, Ardian Shala, Rrezarta Krasniqi, Shkelzen Hajdini, Doruntinë Maloku dhe Hatim Baxhaku.
Megjithatë, ka mbetur vetëm edhe një emër nga lista e LDK’së që do të futet në Kuvend, por ende nuk është bërë publik.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Si do të votojnë shqiptarët në Amerikë? Derisa kanë mbetur më pak se tre javë nga dita e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit...
-
Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nënshkruan deklaratën e anëtarësimit në “Sky Shield” Zvicra është vendi i 15-të që i bashkohet nismës evropiane të mbrojtjes ajrore. Shefi zviceran i...
-
Mbi 60% e zviceranëve mbështesin reformën për financimin e shërbimeve shëndetësore
-
Sa ka ndryshuar tregu i punës në Zvicër?
-
Studimi: Zviceranët janë në favor të zgjerimit të rrugëve
-
Bernë: Këshilli Bashkiak jep sinjalet e para pro pilot-projektit për të ardhurat e pakushtëzuara