Kosova
Dritarja për Investime të Diasporës, Kurti fton mërgatën të investojë në vendlindje
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka rikujtuar bashkatdhetarëve që po shkojnë për pushime në Kosovë e që duan të kthehen në vendlindje, përveç dyerve që i kanë të hapura, nga muaji korrik është hapur edhe Dritarja për Investime të Diasporës.
“Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Ajo është zgjidhja ndaj vështirësive që mërgata jonë ndërmarrëse ka pasur deri më tani në qasjen në financim në bankat e vendeve ku ata jetojnë, por edhe në bankat tona në mungesë të historikut kreditor”, shkroi Kurti.
Dritarja për Investime të Diasporës u mundëson atyre që të aplikojnë për kredi deri në tre milionë euro nëpër bankat e Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre me kapital duhet të jetë së paku 20%. Pas aplikimit dhe nëse përmbushen të gjitha kriteret, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të ofrojë garanci për kreditë deri në dy milionë euro.
“Vendi ju pret. Kosova ju mirëpret”, thekson kryeministri i Kosovës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












