E-Diaspora
“Drita” dhe “Dardania” festuan bashkë 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Në Kreuzlingen, 17 Shkurti u kremtua në organizimin e Ansamblit “Drita”, nga Kreuzlingeni, në bashkëveprim me SH.K.A “Dardania” nga Winterthuri
Në fundjavën që shkoi, në shumë qytete të Zvicrës e gjetiu, kanë vazhduar manifestimet kushtuar përvjetorit të 12-të të Pavarësisë së Kosovës. Kështu ishte edhe në Kreuzlingen të Zvicrës. Në këtë qytet 17 Shkurti u kremtua në organizimin e Ansamblit “Drita”, nga Kreuzlingeni. Asaj i është bashkuar në program edhe SH.K.A. “Dardania” nga Winterthuri, e cila ka mbushur mbi çerekshekulli aktivitet në rrafshin e ruajtjes së kulturës dhe traditës shqiptare në mërgim.
Aktiviteti festiv u zhvillua para shumë bashkatdhetarëve të tubuar në sallën e madhe të qendrës sportive Dreispitz në Kreuzlingen të Kantonit Thurgau.
Hapja u bë me himnin kombëtar, për të vazhduar me përshëndetjen nga moderatorja Valbona Shabani – Gashi. Ajo, në emër të Ansamblit “Drita” dhe të SH.K.A “Dardania” i përshëndeti të pranishmit dhe ftoi ta merrte fjalën udhëheqësin e Misionit të Konsullatës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati. I pari i konsullatës së Kosovës në Cyrih, pasi potencoi me pak fjalë rëndësinë e kësaj date, vuri në veçanti theksin në rolin e mërgatës në përgjithësi. Me këtë rast ai falënderoi edhe shtetin e Zvicrës, ndër të parët që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, për hapësirën që po u jep aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sportive të shqiptarëve.
Më pas, në skenë u ngjit Shoqëria Kulturore dhe Artistike “Dardania” me një valle instrumentale dhe një këngë për pavarësinë, orkestruar dhe kënduar nga orkestra me solistët: Sylë Sylaj, Hamit Shillova dhe Ekrem Beqiri, përcjellë nga orkestra e shoqërisë. Programi artistik vazhdoi me dy valle të më të vegjëlve nga Ansambli “Drita”, dhe më pas prapë me dy këngë nga anëtaret e reja të po këtij ansambli si dhe të këngëtares Xhemile Kryeziu, e cila shoqërua në prapaskenë nga orkestra e pranishme.
Më pas në skenë u ngjitën valltarët dhe valltaret e SH.K.A “Dardania” për të prezantuar përmes një valleje pjesën më të vuajtur të kombit të trojeve shqiptare, Çamërinë. “Vallja çame” u prit me vëmendje të veçantë, duke u dalluar sidomos për kostumet e bukura të asaj zone. Duhet thënë se një valle si kjo shumë pak apo thuajse fare nuk është prezantuar para publikut deri më tash nga “Dardania”.
Pas këngëve të interpretuara pasoi sërish “Vallja e zanave”, e luajtur nga vajzat e Sh.K.A “Dardania” nga Winterthuri. Me këtë valle, vajzat prezantuan një stil të ri me muzikë burimore të zonës së Matit, duke i përshtatur edhe veshjet karakteristike të asaj zone. E veçanta e gjithë kësaj ishte po ashtu veshja dhe kompletimi i kostumeve tona popullore sidomos nga shoqëria Dardania. Për këtë pati edhe komplimente nga të pranishmit për disiplinën dhe shijen e veshjeve popullore nga të gjitha trojet tona.
Pasuan edhe dy valle nga Ansambli “Drita”, valltarët e të cilit jo vetëm që luajtën me pasion, por prezantuan edhe kostumet e dizajnuara enkas për këtë festë, duke treguar një shembull se si ruhet tradita dhe kultura jonë kombëtare edhe në mërgatë.
Atmosfera festive vazhdoi edhe brenda publikut. Atë e krijoi orkestra e SH.K.A “Dardania” në kombinim me Ansamblin “Drita”. Të gjithë së bashku, me valle të lira me surle e tupana ku performuan të gjithë valltarët e dy grupeve, u bënë bashkë edhe me publikun.
Kësaj radhe ansambli kishte ftuar edhe këngëtarin e njohur të estradës sonë, Nikollë Nikprelajn për të argëtuar publikun, i cili pëlqeu këngët e nduarduarta të tij.
Në këtë ambient nuk munguan edhe specialitetet nga kuzhina tradicionale shqiptare. Organizatori nuk kishte harruar as tortën e madhe të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e cila më pas u shpërnda për të pranishmit. Aktivitetin e ka përcjellë një ekip i RTK-së dhe kronisti i përkushtuar i të gjitha aktiviteteve në diasporë, Rexhep Rifati.
I gjithë ky organizim ishte iniciuar me kryetarin e ansamblit z. Hajredin Gashi në krye, i cili po e mban këtë ansambël së bashku me stafin e tij dhe familjet që i ndihmojnë si familja; Kryeziu, Fejzullahu, Myrtaj, Ademi, Kastrati etj.
Teksti dhe fotot, Shefqet Cakolli
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës