E-Diaspora

Drin Alaj zgjidhet asamblist në kantonin e Zugut

Drin Alaj ka fituar në zgjedhjet që janë mbajtur të dielën në Zvicër. Ai është zgjedhur asamblist në Këshillin Komunal të Cham të Kantonit Zug.

Me këtë arritje, Drini i bashkohet karvanit të shqiptarëve të suksesshëm në botë, shkruan albinfo.ch.

Drini ka marrë 1531 vota për asamblist në Komunën Cham, dhe fitoi të drejtën që të jetë pjesë e Këshillit Komunal. Ai është anëtar i SP-së.

Alaj është nga Vokshi i Deçanit. Ai është 28-vjeçar, ka lindur dhe është shkolluar në të njëjtën komunë, derisa tani edhe pse në një moshë të re, po ka suksese në skenën politike zvicerane.