Sport
Drejtori i Ekipit Nacional të Zvicrës: “Nuk kemi të drejtë ta akuzojmë Shaqirin”
Në Federatën Zvicerane të Futbollit (SFV) ekziston vullneti për të sqaruar gjërat në lidhje me Shaqirin. Një delegacion i SFV do të udhëtojë së shpejti në Liverpul për të biseduar me të
“Ne do ta vizitojmë Xherdanin për ta mbështetur dhe për të kuptuar se çfarë i ka shkaktuar problemet e tij”, thotë drejtori i Ekipit Kombëtar të Zvicrës, Pierluigi Tami, duke iu referuar refuzimit të Shaqirit për të luajtur në dy ndeshjet e fundit të Zvicrës, shkruan bluewin.ch.
Në këtë mision nuk bëhet fjalë vetëm për ta parë Shaqirin si lojtar të Ekipit Nacional, por edhe si personalitet, i cili si i tillë ka të drejtë të mos ndihet mirë dhe që ta përballojë një periudhë të vështirë për të, transmeton albinfo.ch. Dhe, kur flasim për të si lojtar, kemi folur për dikë që “pothuaj gjithmonë ka qenë në dispozicion të Ekipit Nacional”. Për këtë arsye thotë Tami: “Ne nuk kemi të drejtë t`i drejtojmë akuza Xherdanit. Ai ka luajtur më shumë se 80 ndeshje për Zvicrën”.
Tami nuk i mohon problemet, por thotë se të tilla ka gjithmonë dhe në secilin ekip. “Ka çështje të hapura dhe probleme që duhen trajtuar. Ne duhet të përballemi me to dhe nuk guxojmë të humbasim kohë duke menduar se ato do të zgjidhen vetvetiu. Udhëheqja sportive e Ekipit Nacional është e vetëdishme për këtë, prandaj ne do të kërkojmë bashkëbisedim edhe me Stephan Lichtsteiner-in”.
Tami është zyrtarisht në këtë post nga fillimi i gushtit të këtij viti, shkruan albinfo.ch. Ai, përkundër rëndësisë së Shaqirit për Ekipin Nacional, nuk dëshiron ta tradhtojë parimin e tij kryesor: prioritet ka ekipi. “Lojtarët e veçantë duhet të kenë përkujdesjen tonë. Por me këtë rast nuk duhet hequr nga fokusi kolektivin”.
Duke deklaruar kështu, Tami është pro trajnerit të tij. “Një herë një lojtar mund të heqë dorë nga pjesëmarrja. Por nëse kjo ndodh dy ose tri herë, atëherë kam probleme”, kishte thënë Petkoviç javën e kaluar, para ndeshjes me Irlandën, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye është e qartë: Në SFV dëshitrojnë që Shaqirit t`i japin mbështetjen e nevojshme dhe ta bëjnë të kuptojë se sa i rëndësishëm është ai si dhe sa shumë dëshirohet prania e tij në ndeshjet e tetorit kundër Danimarkës dhe Irlandës për kualifikimin në Evropianin 2020. Por kjo nuk do të bëhet me çdo kusht!
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra