Bota

Drejtoresha e CIA Haspel flet katër gjuhë të huaja, mes tyre edhe rusishten dhe turqishten

Turqishten duhet ta ketë mësuar gjatë qëndrimit të saj në Ankara në vitet 2000.

Udhëheqësja e re e CIA, Gina Haspel, e nominuar para pak kohësh nga vetë presidenti amerikan Donald Trump, sipas disa informacioneve të deklasifikuara flet një numër të madh të gjuhëve të huaja, shkruan albinfo.ch.

Haspel flet rrjedhshëm spanjollisht dhe frengjisht, ndërsa gjatë punës së mëhershme në CIA ka mësuar mirë edhe turqishten dhe rusishten. Turqishten duhet ta ketë mësuar gjatë qëndrimit të saj në Ankara në vitet 2000.

Ajo ka ekperiencë 33 vjeçare në agjencinë e kundërzbulimit amerikan.