Bota
Drejtësia zvicerane akuzon tre gjermanë për spiunazhë ekonomike
Prokuroria e Cyrihut ka ngritur ecuri penale kundër tre gjermane, të cilët kanë kryer rrjedhje informacioni bankare në favor të gjykatave dhe autoriteteve gjermane. Të akuzuarit janë një avokat nga Shtutgarti dhe dy ish punonjës të një banke zvicerane.
Tre të pandehurit duhet të përgjigjen për shkak të akuzave për spiunazhë ekonomike dhe shkelje ndaj rregullores së sekretit bankar. Një zëdhënëse e Prokurorisë së Lartë të Cyrihut e vërtetoi ecurinë penale për median gjermane “Die Zeit”, njofton albinfo.ch.
Prapaskenat e padisë kanë ardhur si mosmarrëveshje mes bankës “J. Safra Sarasin” dhe një nga klientët e saj më të pasur, miliarderin gjerman Ervin Müller. Ai ka investuar në bankë, por sipas mendimeve të tij është këshilluar gabimisht. Avokati i tij Eckart Seith pranoi dokumente inkriminuese nga dy ish-punonjësit e bankës dhe i përdori për mosmarrëveshje ligjore. Në maj 2017 Gjykata e Ulm e akuzoi J. Safra Sarasin për pagesë prej 45 milion euro në drejtim të Müller. Për këtë është ftuar për sqarime banka. Megjithatë avokati Seith atëherë i kishte transferuar dokumentat drejt autoriteteve gjermane.
Rasti tani është marrë në hetime nga drejtësia zvicerane dhe sipas kulturores gjermane Die Zeit, rasti në fjalë mund të ketë konsekuenta politike.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?