Kosova
Drafti i Ramës për Asociacionin, Vuçiç: Nuk është i autorizuar ta hartojë
Vuçiqi: Kam respekt për Ramën, por ai s’është i autorizuar ta bëjë statutin e Asociacionit
Pasi BE ka vlerësuar projektin e Edi Ramës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Asociacion e komunave me shumicë serbe, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama, por sipas tij, ai nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit.
Vuçiqi ka thënë se Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe kësisoj nuk mund të bëjë draf-statut për Asociacionin.
“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit menaxhues serb. As kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”.
“Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet dhe organet e Asociacionit siç janë negociuar dhe siç e kam inicializuar në vitin 2015 me (në atë kohë kryeministrin e Kosovës) Isa Mustafën. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. A e dini se kur do të jetë? Asnjëherë, sigurisht jo derisa Kurti është në pushtet”, ka thënë Vuçiqi për “TV Happy”.
E-Diaspora
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit...
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër