Lajme
Dr. Kujtim Veseli bëhet shef i kirurgjisë vaskulare në Spitalin Kantonal të Shaffhausen-it
Ai ka përfunduar studimet për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, të cilat i ka përmbyllur me sukses në vitin 2008

Këshilli i spitalit Kantonal të Schaffausen-it ka zgjedhur Dr. med. Kujtim Veselin shef të Klinikës së Kirurgjisë dhe të Kirurgjisë Vaskulare, transmeton albinfo.ch. Ai do të fillojë detyrën e re më 1 janar 2024 duke pasuar Dr. med. Oliver Graubitz, i cili do të largohet nga spitalet e Schaffhausen.
Dr. med. Kujtim Veseli ka përfunduar studimet për mjekësi humane në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në Kosovë, të cilat i ka përmbyllur me sukses në fund të vitit 2008.
Një vit më pas ai doli vullnetar si mjek në kujdesin ambulator në Qendrën për Mjekësi të Përgjithshme dhe Familjare në Kosovë, shkruan schaffhausen24.ch.
Në vitin 2010, Dr. med. Kujtim Veseli u shpërngul në Gjermani dhe përfundoi trajnimin si specialist në Klinikën për Kirurgji Torakale, Kardiake dhe Vaskulare në Spitalin Universitar të Tübingenit. Aty mori edhe titullin gjerman si specialist në kirurgjinë vaskulare në mesin e vitit 2017 dhe u punësua si specialist dhe mjek i lartë në vitet në vijim.
Që nga viti 2019, Dr. med. Kujtim Veseli punon si mjek i lartë (Oberarzt) në Klinikën për Radiologji Intervenuese dhe Kirurgji Vaskulare në Spitalin Kantonal Winterthur, përcjell albinfo.ch. Në shtator të vitit 2022 ai kaloi Provimin Evropian në Kirurgjinë Vaskulare për të marrë titullin ‘Shoqërues (Fellow) i Bordit Evropian të Kirurgjisë Vaskulare (FEBVS)’.
Ai gjithashtu ka përfunduar me sukses ekzaminimin specialistik zviceran për kirurgji vaskulare në gusht të vitit 2023.
Nga janari 2024, Dr. med. Kujtim Veseli do të punojë me kohë të pjesshme si mjek i lartë në Spitalin Kantonal Schaffhausen dhe në vendin e tij të mëparshëm të punës, Spitalin Kantonal Winterthur.
Spitalet e Schaffhausenit janë të kënaqura me zgjedhjen e Dr. med. Kujtim Veseli si Shef i Klinikës për Kirurgji dhe Shef i Kirurgjisë Vaskulare dhe i urojnë atij një fillim të mbarë, thuhet në një njoftim të Spitalit Kantonal të Schaffhausen-it
E-Diaspora
-
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën Tekstet mësimore për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” tashmë janë finalizuar për fëmijët shqiptarë në...
-
Iftari i bashkimit: “ Xhamia Shqiptare Shtëpia e Paqes” dhe Kisha Reformiste së bashku në sofrën e Iftarit
-
Qorrolli: Janë manipuluar votat me postë nga diaspora
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Lozanës feston 30 vjetorin me një mbrëmje gala
-
Një hap më afër suksesit: swissalbs lidh studentët dhe liderët e industrisë
Jeta në Zvicër
-
Pasojat ekonomike të divorcit në Zvicër prekin kryesisht gratë Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arteve në Bern, të...
-
Buxheti federal në presion nga borxhi, tepricat dhe Pensioni i 13-të i AHV-së
-
Shumica e zvicranëve mbështesin marrëdhëniet me BE-në
-
Rritja e antisemitizmit në Zvicër: Raporti i 2024 zbulon një situatë alarmante
-
Zvicër: Aksidentohet vetura e ushtrisë, disa të lënduar