Lajme
Dr. Fatime Imeri Berisha: Bartja e virusit bëhet vetëm 40 % në familje
Dr. Fatime Imeri-Berisha është bashkëpronare dhe drejtoreshë mjekësore në laboratorin LG1 në Zvicër

Çështja e Covid-19 vazhdon të jetë një nga temat më të përforlura në botë. Kjo pandemi ka qenë shumë e mistershme me shumë të panjohura deri më tani për mjekësinë.
Dr. Fatime Imeri-Berisha e cila është bashkëpronare dhe drejtoreshë mjekësore në laboratorin LG1 në Zvicër thotë se në familje bartja e virusit nuk është 100. “Është vetëm 40 % në një familje me burrë/grua/fëmijë. Kjo është statistike e bazuar në fakte”, thotë doktoresha Imeri Berisha.
“Bartja e virusit e personave të infektuar, sidomos brenda familjes përbën vetëm 40% rrezik për të tjerët që të infektohen”, shton tutje ajo.
Megjithatë, ka supozime. “Sa më e lartë doza ose sasia që e infekton një person aq më të mëdha janë gjasat për shkallë të rëndë. Sepse aty hynjë edhe shumë faktorë tjerë: sëmundjet kronike, gjendja e përgjithshme, etj etj”.
Fatime Imeri-Berisha është e lindur dhe e rritur në Prishtinë. Atje ka mbaruar gjithë ciklin shkollor, nga fillorja deri në Fakultetin e Mjekësisë.
Në Zvicër ka ardhur në fillim të viteve `90.
Vetëm rreth 20 veta në Zvicër kanë specializime si dr. Imeri-Berisha
Laboratori të cilin e udhëheq, është krijuar 41 vite më parë ndërsa unë kam filluar punën këtu para 10 viteve. Tani jam bashkëpronare dhe përgjegjëse për analizat laboratorike, respektivisht drejtoreshë mjekësore dhe CEO. Në këtë laborator punojnë laborantë, rreth 80 sish dhe jo mjekë. Mjekë me specializimet përkatëse si të miat në gjithë Zvicrën janë vetëm rreth 20. Përveç këtij laboratori, kemi edhe atë të blerë në vitin 2014 (Medibact AG). Tani do të fillojmë edhe atje me testimin e Covidit. Pastaj jemi edhe bashkëpronarë të disa poliklinikave në Cyrih (Rautipraxis, Kalkbreite, checkin Helvetiaplatz) dhe dy poliklinika të mëdha të cilat do të hapen vitin e ardhshëm, një në Cyrih dhe një në Bazel. Këtu jemi 7 bashkëpronarë.
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës