Lajme
Dr. Elza Memeti bëhet shefe e kirurgjisë në spitalin e Menziken-it
Mjekja Elza Memeti ka marrë drejtimin e departamentit të mjekësisë operative në spitalin Asana Menziken, Kantoni Aargau
Që nga fillimi i shkurtit të vitit 2023, Elza Memeti është përgjegjëse për departamentin e mjekësisë operative në spitalin rajonal në Menziken si mjeke kryesore, transmeton albinfo.ch. Ajo ka pasuar Majkëll Kremerin, i cili po merr detyrën e Kryemjekut për Kirurgji në Spitalin në Lachen.
Memeti, e lindur në vitin 1979, është specialiste e kirurgjisë me fokus në kirurgjinë e përgjithshme dhe kirurgjinë traumatike, shkruan medinside.ch. Së fundmi, ajo ishte mjeke e lartë në spitalin e Zofingen-it, ku, krahas punës së përgjithshme kirurgjikale, ishte përgjegjëse për proktologjinë.
Në karrierën e saj profesionale, ajo ka punuar si ndihmës mjeke në Spitalin Kantonal në Aarau (KSA) dhe si mjeke e lartë në Zug dhe për katër vjet në kirurgji në Spitalin Kantonal në Lucern (Luks), përcjell albinfo.ch.
Shefja e re e kirurgjisë dhe shefja e departamentit të mjekësisë kirurgjikale ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Cyrihut (UZH).
Elza Memeti është gjithashtu kryetare e Bordit të Drejtorëve të Ordinancës së Kirurgjisë në Rothrist në kantonin Aargau, transmeton albinfo.ch. Kompania publike është themeluar rreth katër muaj më parë dhe, sipas regjistrit komercial, ndodhet në të njëjtën adresë me klinikën private Villa im Park, e cila i përket Rrjetit Mjekësor Zviceran (SMN).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bënë shqiponjën në Beograd, gjykata cakton 30 ditë paraburgim dy shtetasve zviceranë Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur 30 ditë paraburgim për Bernard C., dhe Ganfranc V.,...
-
“Tomka dhe shokët e tij” shfaqet në Zvicër
-
Rama takon diasporën shqiptare në Selanik, pritet me protesta nga nacionalistët grekë
-
“Hendbolli na bashkon” u mbajt në St. Gallen
-
Ardon Jashari fiton trofeun e tij të parë në FC Brugge
Jeta në Zvicër
-
Qytetet zvicerane nuk arrijnë të ngadalësojnë zgjerimin e Airbnb Kjo është ajo që del nga një analizë, sipas së cilës në Zvicër, ndryshe nga, për...
-
Kritikohet politikani zviceran, pasi ‘përkrahu’ Trump-in për zgjedhjet në SHBA
-
Azilkërkuesit e rinj kanë më shumë gjasa të përfundojnë trajnimin se më parë
-
SBB nis fushatën për sigurinë në transportin publik
-
Një në pesë fëmijë zviceranë vuan nga abuzimi psikologjik në shtëpi