Tematike
Dr. Agron Abrashi: Nuk ka “Plan B” apo zgjidhje tjetër përveç vaksinimit
Dr. Agron Abrashi: Nëse njerëzit me gjykim të shëndoshë nuk e kanë kuptuar gjer më tani seriozitetin dhe rrezikun e kësaj pandemie, atëherë nuk ka zgjidhje tjetër përveç vaksinimit të detyruar
Pas një kohe të gjatë të debateve për pandeminë e koronavirusit në përgjithësi, gjatë dy muajve të fundit kemi një intensifikim të debatit mbi vaksinat dhe vaksinimin, në veçanti. Kjo lidhet me avansimin që sidomos gjatë muajit nëntor u arrit në prodhimin dhe testimin e disa vaksinave. Në këtë kontekst, debati që po zhvillohet aktualisht lidhet me dilemat: të merret apo të mos merret vaksina. Këtu ka pak hezitim të kuptueshëm, kur dihet se lejimi i vaksinave nga autoritetet përkatëse është bërë në njëfarë “procedure të shkurtuar”.
Albinfo.ch u ka drejtuar dy specialistëve shqiptarë të mjekësisë në Zvicër: Dr. Fatime Imeri -Berisha dhe Dr. Agron Abrashi, pyetjet e njëjta në lidhje me vaksinën dhe vaksinimin. Sot po e publikojmë intervistën me dr. Agron Abrashin.
albinfo.ch: Deri më tani janë proklamuar si të licencuara të paktën 3 vaksina të ndryshme kundër koronavirusit. Cili është mendimi juaj: A është ndjekur procedura normale e paraparë për licencimin apo certifikimin e këtyre vaksinave?
Dr. Agron Abrashi: Deri më tani janë 14 kompani në fazën III të hulumtimit të vaksinës kundërCovid-19. Nga këto kompani, Biontech/Pfizer, Moderna dhe Astra Zeneca kanë kompletuar Fazën III të hulumtimit sipas procedurave të parapara me ligj për aprovimin e vaksinës. Britania e Madhe është vendi i parë që ka bërë aprovimin e aplikimit të vaksinës me procedurë urgjente, Biontech/Pfizer me datën 2 dhjetor 2020, dhe ka filluar vaksinimin e 800 000 personave të planifikuar për fazën fillestare. Dhjetë ditë më pas, Amerika është vendi i dytë që po ashtu me procedurë urgjente ka aprovuar vaksinën e njëjtë. Kanadaja është vendi i tretë, e kështu me radhë. Pra, për sqarim, procedimi i hulumtimit është bërë „lege artis“ me fazën preklinike, Fazën I-III, dhe faza e IV vjen pas fillimit të aplikimit (faza e përcjelljes klinike) Vetëm procesi i aprovimit është bërë me procedurë të shpejtë (urgjente)
Zvicra nuk e ka këtë mundësi ligjore të aprovimit të shpejtë të vaksinave dhe medikamenteve, por pritet që gjatë këtij muaji ose në fillim të janarit 2021, do të kemi aprovimin e vaksinave të lartpërmendura.
Nëse nuk është ndjekur në përpikëri procedura në fjalë, çfarë mund të jenë pasojat për të vaksinuarit?
Nuk është aspak në interes të çfarëdo kompanie qëtë mos ndjekë procedurat e parapara ligjore për zhvillimin e një vaksine apo medikamenti, ngase pasojat financiare dhe ligjore do të ishin katastrofike për kompanitë në fjalë, aq më tepër që asnjë organ i aprovimit, i cilit do shtet nuk do të pranonte një gjë të tillë.
Cila nga këto vaksina, sipas mendimit tuaj është më efikase dhe përse?
Vaksinat e aprovuara, ajo eBiontech/Pfizer (BNT 162b2) po ashtu edhe ajo e Moderna (nRNA 1273) kanë deklaruar se kanë arritur një efikasitet të mbrojtjes prej 95%, çka është një rezultat i shkëlqyer, kur e krahasojmë për shembull me vaksinën kundër gripit (influencës) me efikasitet prej vetëm 60%.
Ndërsa për vaksinën e Astra Zeneca (AZD122) është deklaruar efikasiteti prej 70%. Dallimi tjetër është në transportimin dhe deponimin e vaksinës. Biontech/Pfizer në temperaturë minus 70 Grad C, përderisa ajo e Moderna në temperaturë 2-8 Grad C (1 muaj stabile, e në minus 20 Grad deri në 6 muaj) Vaksinimi tek personat gjatë hulumtimit është bërë me dy doza, një në fillim: 10-30mcgr dhe doza e dytë pas 3 javësh: 100mcgr (Biontech/Pfizer). Tek Moderna janë aplikuar 2 doza në interval prej 4 javësh.
Preferenca ime personale është vaksina e Biontech/Pfizer me 44.000 persona të testuar, pastaj Moderna me 30000 persona të testuar, për shkak të eficiencës më të lartë të mbrojtjes.
Sipas të dhënave të deritanishme, që merren me rezervë nga ekspertët e perëndimit, vaksina kineze ka një efikasitet prej 86%, kurse ajo ruse, (Sputnik V) 92%. Po ashtu flitet për kombinimin e vaksinës Astra Zeneca dhe asaj Sputnik V për të arritur efikasitet më të lartë të mbrojtjes nga virusi.
Kudo në botë, madje edhe në Zvicër, ka shumë njerëz skeptikë rreth vaksinave, rreth 52 % të zviceranëve të anketuar janë deklaruar se nuk duan të vaksinohen. Si mund t`ua shpjegoni në këtë rast njerëzve tanë se vaksinimi është i domosdoshëm?
Është mjaft normale për diçka që është e re dhe e paparë gjer më sot, në mungesë të informatave të sakta dhe të mjaftueshme shkencore, mendimeve dhe qëndrimeve kontradiktore të ekspertëve, botimit të teorive të ndryshme etj. që është shkaktuar një pasiguri, hezitim dhe një huti e madhe tek gjithë popullata në Zvicër dhe kudo në botë. Numri zyrtar (shifrat e zeza janë shumë më të larta) i të vdekurve, të sëmurëve është aq i lartë, dhe po merr përmasa jashtë çdo kontrolli, sa që e vetmja shpresë na mbetet te vaksinimi i përgjithshëm i popullsisë. Kështu do të zbutej situata dhe do të vihej nën kontroll trajtimi dhe mjekimi i personave të infektuar, përderisa të arrihet imuniteti i mbi 60% të popullatës botërore. Nevojitet kohë dhe përpjekje gjigande, porse çdo udhëtim i gjatë fillon me hapin e parë. Secili nga ne duhet të ofrojë kontributin individual përmes vaksinimit, dhe të shprehë solidaritetin për një shpëtim të përbashkët.
A mendoni se në skepticizmin rreth vaksinimit luajnë rol teoritë konspirative, sikur në rastin e mohimit të ekzistimit të koronavirusit nga një pjesë e konsiderueshme e njerëzve? Apo mos me këtë rast kemi të bëjmë me një frikë më legjitime?
Në skepticizmin rreth vaksinimit kanë ndikuar shumë faktorë. Disa prej tyre i përmenda më lartë. Patjetër që edhe teoritë konspirative kanë luajtur një rol mjaft negativ. Por ne nuk mund t’i mbyllim sytë para një realiteti kaq të hidhur. Frika rrjedh nga e panjohura dhe diçka e re që po ballafaqohemi për herë të parë në këtëmasë dhe dimension në historinë e njerë Është detyrë e personelit mjekësor, ekspertëve dhe zëdhënësve në lëmin e mjekësisë, mediave, e posaçërisht e mjekëve shtëpiakë që ndodhen në frontin e parë, që të japin sqarime të qarta dhe të kuptueshme për vaksinimin, dobitë, sigurinë, efektet anësore dhe rrezikun e mosvaksinimit.
Si mendoni, çfarë mund të ndodhë në rast se me të vërtetë më shumë se gjysma e qytetarëve do të refuzonin vaksinimin?
Për zhvillimin dhe prodhimin e një vaksine, janë tre faktorë me rëndësi jetike, SIGURIA, KUALITETI DHE EFIKASITETI. Vaksinat e aprovuara kanë përdorur një metodë të re por jo edhe të panjohur për botën shkencore, si për shembull vaksina kundërEbolës. Për dallim nga vaksinat e deritanishme, të cilat janë një formë e zbutur apo e inaktivuar e shkaktarit të infeksionit, në zhvillimin e vaksinave kundër Covid-19, është përdorur metoda e mRNA. Për sqarim, një pjesë e kodit gjenetik të virusit shkakton prodhimin e proteinave në organizmin e njeriut të vaksinuar të cilat identifikohen si antitrupa, të cilët pastaj e aktivizojnë sistemin imunologjik për prodhimin e mbrojtjes së organizmit. Nëse ndodh infeksioni me virus Covid-19, atëherë sistemi imunologjik i individit e identifikon virusin dhe është i përgatitur ta luftojë dhe neutralizojë atë. Domethënë nuk kemi injektim të virusit të dobësuar ose të inaktivuar. Le të jemi të qartë, nuk ka kurrfarë pasojash dhe ndryshimesh gjenetike tek personat që vaksinohen. Efektet anësore janë të ngjashme me ato të vaksinave tjera: dhembje në vendin e injektimit, temperaturë, dhembje koke dhe lodhje, plogështi për një deri në dy ditë. Kujdes duhet të kenë personat me alergji të lartë.
A e rrezikon kjo të gjithë procesin e vaksinimit ose e lë në gjysmë luftimin e pandemisë, gjegjësisht a vazhdon ajo të përhapet sikur më parë?
Plani i vaksinimit të popullsisë në Zvicër është që duke filluar ngajanari i vitit 2021, të fillohet me grupin e parë, personat e rrezikuar (mbi 65 vjet, me shtypje të lartë, sëmundje sheqeri, me tumor, etj.) Pastaj vjen grupi i dytë, personeli mjekësor dhe të gjithë personat e angazhuar për diagnostifikimin, trajtimin dhe kujdesin e personave të infektuar. Grupi i tretë, ai personave që kanë kontakt të ngushtë me pacientë Grupi i katërt, kolektivet në lëmenj të ndryshëm, dhe grupi i pestë, të gjithë tjerët.
Unë besoj që me kohë do të rritet gatishmëria për vaksinimin dhe shumica e popullsisë do të vaksinohet. Përndryshe do të kollabojë i tëre sistemi mjekësor i vendit, e mos të flasim për pasojat tjera të rënda, ekonomike, shoqërore, politike, psikike etj.
Për momentin, Plan B, apo zgjidhje tjetër nuk ka. Edhe pse në parim jam kundër çdo detyrimi të prerë, ky është i vetmi opsion që na e posedojmë drejt zbutjes dhe kontrollit të situatës, dhe daljes nga kufizimi permanent. Është në interes dhe dobi të secilit individ që të solidarizohet. Vetëm së bashku mund t’ia dalim në krye.
Në këtë kuptim, a jeni ju për atë që vaksinimi të jetë i detyrueshëm?
Nëse njerëzit me mendje dhe gjykim të shëndoshë nuk e kanë kuptuar gjer më tani seriozitetin, humbjet, pasojat dhe rrezikun e kësaj pandemie, atëherë nuk ka zgjidhje tjetër përveç vaksinimit të detyruar. Po flasim këtu për rrezikimin e shëndetit të familjes e të të afërmve tanë e të gjithë shëndetit publik botëror. Këtu nuk kemi të bëjmë me lirinë e vendosjes individuale, personale, përderisa rrezikohet shëndeti dhe jeta e popullsisë në tërësi. Për sqarim në Zvicër nuk kemi ende bazë ligjore për obligim vaksinimi (Impfzwang).
Kur e shihni të përmbyllur procesin e vaksinimit dhe, eventualisht edhe heqjen nga rendi i ditës të gjithë pandemisë?
Prognostifikimi i përmbylljes së procesit të vaksinimit dhe përfundimi i pandemisë është i vështirë, aq më tepër që zgjatja e mbrojtjes nga vaksinimi pretendohet të jetë përafërsisht një vjet. Kjo domethënëqë vaksinimi kundër Covid -19 duhet të aplikohet për çdo vit ose më gjatë. Unë mendoj që i gjithë ky proces, tashmë që kemi vaksinën, do të zgjasë përafërsisht edhe 14-16 muaj.
* Intervista është zhvilluar nga mesi i dhjetorit, për numrin e vitit të ri të magazinës albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës