Kosova

Doza e tretë e vaksinës, MSH ka një njoftim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një njoftim rreth dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Përmes një komunikate, MSH bën me dije se kusho që ka mbushur tre muaj nga marrja e dozës së dytë, mund ta marrë atë përforcuese.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët, të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen.

Kosova disponon me vaksina të mjaftueshme, të miratuara për përdorim nga trupat më relevantë botërorë.

Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë.