Tematike
Eksperti zviceran: Doza e parë e vaksinës siguron 50 % mbrojtje
Christian Münz, kreu i grupit të ekspertëve të imunologjisë të task forcës Covid 19: "Vaksinat Pfizer / Biontech dhe Moderna, më të sigurtat që janë zhvilluar ndonjëherë"
Vaksinimi në Zvicër, në mënyrë simbolike, ka filluar sot. Por mosbesimi ndaj vaksinimit për koronavirus është ende i madh. Rreth 57 % të zviceranëve të anketuar në fillim të dhjetorit janë shprehur kundër vaksinimit ose të paktën, skeptikë, shkruan 20minuten.ch.
Sipas Christian Münz, kreu i grupit të ekspertëve të imunologjisë të task forcës Covid 19, shqetësimet në fjalë janë të pabazuara. “Ne i konsiderojmë vaksinat Pfizer / Biontech dhe Moderna si më të sigurtat që janë zhvilluar ndonjëherë”, thotë ai. Studime të tilla të gjera klinike nuk janë kryer pothuajse kurrë më parë, për vaksina të tjera, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, efektet anësore të mundshme janë më të vogla sesa ato të vaksinimit nga gripi i zakonshëm.
“Unë do të vaksinohem sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur imunobiologu nga Universiteti i Cyrihut.
Doza e parë e vaksinës
Për një person nevojiten dy doza të vaksinimit. Para vaksinimit, perosni që vaksinohet do të ketë një diskutim me një infermiere. “Ajo do të pyesë për alergjitë dhe do të tregojë për efekte anësore”, thotë Münz. Personat që vuajnë nga alergji serioze duhet të jenë të kujdesshëm kur vaksinohen.
“Subjektet e vaksinimit, të cilët kanë alergji nga ilaçet, në raste të rralla mund të kenë reagime të forta ndaj vaksinës”. Nuk është ende e qartë se si reagojnë personat alergjikë ndaj polenit. Nëse konstatohet se nuk ka rreziqe, vaksinimi mund të fillojë, përcjell albinfo.ch. “Jepet një injeksion intramuskular në krahun e sipërm”.
Jeta e përditshme pas dozës së parë
Sipas Münz, doza e parë ofron 50 për qind mbrojtje kundër koronavirusit. Tashmë trupi ka ndërtuar aktivitetin bazik kundër virusit. Por, mbrojtja ende nuk është e plotë. Kjo është arsyeja pse duhet të vazhdojnë të respektohen edhe më tej masat higjienike “.
Si e ndiejnë vaksinën ata që vaksinohen
“Te shumica e njerëzve të vaksinuar, vendi i shpimit fryhet pak”, thotë Münz. Efektet anësore mund të ndodhin, veçanërisht pas dozës së dytë. “Ënjtja, dhimbja e kokës ose rritja e temperaturës gjatë natës janë efektet e zakonshme”. Për shumicën e njerëzve të vaksinuar, pasojat nuk shkojnë përtej një ënjtjeje të lehtë në vendin e injektimit.
Jeta pas vaksinimit
Mbrojtja e siguruar nga vaksinimi është e plotë vetëm dy javë pas vaksinimit të dytë. Meqenëse nuk është ende e qartë nëse vaksinimi do të mbrojë gjithashtu nga transmetimi i virusit tek të tjerët, të vaksinuarit, sipas Münz, duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm, përcjell albinfo.ch.
“Për shembull, ju duhet të vazhdoni të mbani maskën kur jeni në kontakt me njerëz të pavaksinuar në rrezik dhe të mos t’i përqafoni”. Por, grupet e njerëzve që tashmë janë vaksinuar mund të takohen, pa masa mbrojtëse.
Kur pritet kthimi në normalitet?
Së pari, do të vaksinohet grupi i rrezikut , i cili përfshin rreth dy milionë njerëz, siç është deklaruar nga BAG. 1.6 milion prej tyre janë të moshuar. “Ne mund të kthehemi në një jetë të përditshme kryesisht normale, në kohën kur të gjithë personat e grupit të rrezikut të jenë vaksinuar” thotë Münz. Të rinjtë dhe perosnat që nuk kanë qenë të sëmurë më parë mund të vazhdojnë edhe pas kësaj të infektohen me virusin, transmeton albinfo.ch. “Por meqë ata rrallëherë kanë rrjedhë të rëndë të sëmudnjes, nuk do të ketë më kërcënim për mbingarkesë të spitaleve”.
Nëse Zvicra merr sasinë e planifikuar të dozave mujore të vaksinimit, Münz pret që grupi i rrezikut të vaksinohet brenda tre deri katër muajve.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes