Feja
Kurthi i xhihadit
Muajve të fundit, në opinionin zviceran dhe shqiptar kanë qarkulluar vazhdimisht informata rreth pjesëmarrjes së individëve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, por edhe nga diaspora për në Siri, Irak, apo gjetiu, duke iu bashkuar kështu kolonave të xhihadistëve që luftojnë, shpeshherë me metoda dhune ekstreme, me synim të etablimit të një legjitimiteti politiko-fetar mysliman, që ka si bazament sherjatin. Numri i kandidatëve, por edhe i viktimave nuk është i neglizhueshëm, në raport me proporcionin demografik të shqiptarëve apo popujve të tjerë me përkatësi myslimane në Ballkan.
Kandidatët e rekrutuar nga Ballkani janë pre e një joshjeje që ka sigurisht motive ideologjike poltike-fetare, por që ka po ashtu edhe motive materiale apo ekzistenciale. Në fakt, vendet e Ballkanit udhëheqen nga një klasë politike thellësisht e korruptuar që nuk gëzon më asnjë legjitimitet politik karshi popullit, ku një shtresë e rëndësishme e tij jeton nën kufirin e varfërisë ekstreme. Kjo gjendje i bën të rinjtë të dyshojnë në ardhmërinë e tyre, gjë që edhe lehtëson rekrutimin e tyre nga qeliza xhihadiste që janë implantuar me një lehtësi marramendëse në kontekstin e pasluftërave si dhe ndihmave të rindërtimit në Kosovë, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë apo gjetiu.
Pyetja shtrohet pse të rinj apo të reja në moshë dhe të re, në Ballkan apo nga diaspora, bien në kurthin e rekrutuesve xhihadistë? Si të kuptohet kjo situatë? Ç’ndodh në kokën e një të riu kur sheh apo dëgjon një retorikë neosalafiste? Si rekrutohen këta të rinj? Përse e marrin rrugën e xhihadit, veçanërisht të rinjtë e diasporës, sikurse ishte rasti i fundit me Valdet Gashin? Dosja jonë do të mundohet po ashtu të sjellë edhe këshilla për prindërit se si të veprojnë nëse janë të ballafaquar me këso lloj situatash me fëmijët e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
KQZ sqaron se si do të transportohen votat e diasporës në Kosovë Komisioni qendror i zgjedhjeve në Kosovë, ka sqaruar se si do të transportohen votat nga diaspora...
-
Një shqiptar nga Kosova ndërron jetë në rrugët e Strasburgut në Francë
-
Votimi fizikisht në ambasada, këtu votohet në Gjermani
-
Votimi fizikisht në ambasada, këtu votohet në Zvicër
-
Freaunfeld, Zvicër: Mbrëmje festive në përvjetorin e 21-të të Ansamblit Arbëresha
Jeta në Zvicër
-
Burrat zviceranë kanë më shumë gjasa të mbijetojnë nga sulmi në zemër sesa gratë Në Zvicër, gratë kanë një shans më të keq për t’i mbijetuar një arresti kardiak sesa...
-
Pse të huajt e pasur po ia kthejnë shpinën Zvicrës?
-
Zvicra ‘duhet të përgatitet për humbje’ nga tarifat tregtare të Trump
-
Gjeneva përdorë energjinë e ricikluar për ngrohje
-
Perspektivat e punës në Zvicër përkeqësohen më tej në fillim të vitit 2025