Jeta në Zvicër

Dosenbach shiste triko me Kosovën brenda kufijve të Serbisë!

Një lexues i rregullt shqiptar i të përditshmes zvicerane “20 Minuten” është irrituar në masë të madhe. Lexuesi kosovar L.S. (21), në shitoren Dosenbach ka hetuar një triko, dizajni i së cilës aspak nuk i ka pëlqyer. Furnizuesi ka reaguar menjëherë.
“Asnjëherë nuk e kisha pritur nga Dosenbachi”, pohon L. S. (21) nga Gjeneva, transmeton Albinfo.ch. “Shumë kosovarë këtu tregtojnë dhe tani na është dashur vetëm edhe kjo”. Djaloshi ri është nevrikosur që sipërmarrja është duke shitur triko të përfaqësueses serbe, në të cilat mund të shihet logoja me hartën e Serbisë ku është përfshirë edhe Kosova.
Trikon ai e ka zbuluar rastësisht, kur me një mik kishin dalur për tu shetitur nëpër qytetin e Gjenevës. “Vallë, a nuk e di Dosenbachi se që nga vitit 2008 ne jemi një shtet i pavarur? Me këtë veprim, Dosenbachu është duke i provokuar kosovarët. Edhe miku im ishte i hidhëruar, ai bile donte ta hiqte trikon nga shitja”.
“Ne mund ta kuptojmë hidhërimin e klientëve tanë kosovarë. Si masë të menjëhershme, ne kemi urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të artikullit të përgjithshëm nga shitja”, ka spjeguar zëdhënësi i Dosenbachut, Marco Greco. Klientët të cilët tani kanë blerë një triko të tillë, mund ta kthejnë në çdo filial të Dosenbachit në këmbim të ndonjë artikulli tjetër, apo të kërkojnë kthimin e të hollave të paguara.
Deri më tani, Dosenbachi nuk ka pasur ankesa për këtë artikull. “Gjatë blerjes së artikullit, kualiteti i tij mbetet tek furnizuesi. Ne ofrojmë me mijëra artikuj të prodhuesve të ndryshëm”. Trikoja serbe e llojit “Kappa” është shitur edhe nga tregtarë të tjerë.