Uncategorized

Doris Leuthard, për herë të dytë në krye të Qeverisë së Zvicrës

Me zgjedhjen e sotme, Leuthard e cila nga të shtatë krerët e qeverisë federale ka përvojën më të gjatë në qeveri, po e ushtron për së dyti herë mandatin e dytë presidencial. Herën e parë ajo në krye të qeverisë ka qenë në vitin 2010

Asambleja e përbërë nga deputetët e të dyja dhomave kanë zgjedhur sot presidente të Federatës ministren për Energji dhe Komunikacion, Doris Leuthard nga CVP/PDC. 188 vota kanë qenë në favor të zgjedhjes së saj, 21 të zbrazëta dhe 7 të pavlefshme, njoftohet nga shërbimet e parlamentit.

Të kujtojmë se presidenti aktual, Johann Schneider-Ammann (FDP) vitin e kaluar qe zgjedhur me 196 vota pro.

11 vota kanë shkuar për ministrin nga SVP/UDC-ja, Ueli Maurer

Në të njëjtën seancë, nënkryetar i Këshillit Federal është zgjedhur Alain Berset (ministër i brendshëm nga SP/PS). Për të kanë votuar 187 deputetë nga gjithsej 206 të pranishëm.

Me zgjedhjen e sotme, Leuthard e cila nga të shtatë krerët e qeverisë federale ka përvojën më të gjatë në qeveri, po e ushtron për së dyti herë mandatin e dytë presidencial, shkruan albinfo.ch. Herën e parë ajo në krye të qeverisë ka qenë në vitin 2010.

Viti i saj si presidente do të jetë i njëmbëdhjeti në qeveri.

Në funksionin e saj të ri, Leuthard gjatë një viti do të udhëheqë mbledhjet javore të qeverisë dhe do të ushtrojë detyrimet reprezentative të shtetit. Është hera e gjashtë që një grua zgjidhet në krye të Qeverisë Federale.