Lajme

Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve

“Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të së cilës është politikani shqiptarozviceran, Arbër Bullakaj

“Aktion Vierviertel” (“Katër të katërtat) ka dorëzuar të enjten (sot) në Bernë “Nismën për Demokracinë”: Referendumi për këtë iniciativë synon ta bëjë më të lehtë natyralizimin. Në krye të aksionit dhe të iniciativës është politikani i njohur shqiptarozviceran, Arbër Bullakaj.

“Sot ne qëndrojmë përballë këtij muri mbresëlënës nënshkrimesh – një simbol i iniciativës dhe i diversitetit dhe forcës së popullsisë zvicerane. Ishte një rrugë e gjatë, shkëmbore që kërkonte shumë nga të gjithë ne. E megjithatë ja ku jemi sot, jo vetëm me mbi 135,000 nënshkrime, por edhe me një shenjë të qartë ndryshimi dhe progresi”, ka thënë Bullakaj duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë aksion, shkruan albinfo.ch.

 

“Rruga drejt kësaj nisme popullore ishte gjithçka tjetër veçse e vetëkuptueshme. Shumë veta na kanë paralajmëruar: një shoqatë e vogël e shoqërisë civile si e jona nuk mund të përballonte një projekt të tillë. Thuhej se pa partitë dhe sindikatat e mëdha që të siguronin shumicën e nënshkrimeve, do të ishte e pamundur të mblidheshin nënshkrime të mjaftueshme…

Por ne besuam në të. Ne besuam në vizionin që mjaft njerëz do t’i bashkoheshin kauzës sonë. Dhe ne besuam në detyrimin tonë për të mbrojtur mbi dy milionë njerëz në këtë vend, të cilët prej kohësh meritojnë më shumë drejtësi dhe drejtësi”, ka thënë tutje, veç tjerash Bullakaj.

Ndryshe, inciiativa “Për të drejtat civile moderne (iniciativa e demokracisë)” është dorëzuar sot në Kancelarinë Federale në Bernë me 104603 nënshkrime të vërtetuara për referendumin. Aleanca e shoqërisë civile “Aktion Vierviertel” kërkon lehtësimin e qasjes në shtetësi për të huajt.

“Kushdo që jeton këtu dhe plotëson kriteret objektive duhet të ketë të drejtën e natyralizimit dhe pjesëmarrjes së plotë në shoqëri”, shkruan komiteti iniciativ në një deklaratë për media, pe¨rcjell albinfo.ch. “Zvicra aktualisht përjashton më shumë se një të katërtën e popullsisë me banim të përhershëm nga shtetësia dhe të drejtat e barabarta politike”.

Prandaj, kriteret “të drejta dhe objektive” duhet të përdoren për natyralizim: personat që kanë banuar ligjërisht në Zvicër për të paktën pesë vjet dhe nuk janë dënuar me një dënim më të gjatë burgimi, duhet të natyralizohen me aplikim. Kjo  inciativësynon t’i japë fund “arbitraritetit mbizotërues” aktual në natyralizim.

Nisma e demokracisë: PS dhe të Gjelbërit për të

Kauza e “Aktion Vierviertel” mbështetet, ndër të tjera, nga PS, të Gjelbrit, Operacioni Libero dhe sindikata Unia: Në total, u mblodhën më shumë se 135,000 nënshkrime – ky sukses është arritur falë komiteteve të shumta lokale, thuhet