Bota
Dorëzohet autori i vrasjes në Mulhouse të Francës
Që nga e mërkura e kaluar, policia franzeze ka qenë në kërkim të një personi 35-vjeçar, i cili gjatë një zënke vrau fqinjin kosovar. Mëngjesin e së hënës, autori i dyshuar i është dorëzuar policisë.
Fillimisht, policia ka dyshuar se dorasi 35-vjeçar ka qenë në arrati jashtë vendit, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch. Megjithatë, ai tashmë është në paraburgim dhe pritet të merret në bisedë policore. Dyshohet se me armë ka shtënë me një plumb, me të cilin i mori jetën kosovarit.
Viktima ka jetuar në një godinë banimi në katin e tretë dhe me fqinjin e tij të katit të parë janë zënë për shkak të zhurmës që kanë krijuar fëmijët në oborr. Zënka ka eskaluar dhe 35-vjeçari ka shtënë mbi fqinjin. Viktima vdes si pasojë e goditjes së plumbit që ka shkaktuar ndërprerjen kardiopulmonare. Plumbi është shtënënga një armë që gjuan plumba të gomës.
Plumbi e ka qëlluar aq fortë në krahëror sa që e ka prekur një venë në afërsi të zemrës. Obduksioni i të ndjerit do të bëhet ditën e stome në Strasbourg. Vrasësi i dyshuar do t`i dorëzohet Gjykatës franceze të mërkurën dhe do të merret në intervistë nga një gjykatës hetues.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind