Kosova

Dorëzohen kallëzime penale në prokurori për krime lufte

Përfaqësues të Grupit të Shoqërisë Civile, për herë të pestë kanë dorëzuar kallëzime penale në Prokurorinë Speciale lidhur me krimet e luftës.

Mevlyde Saraçi, ka bërë të ditur se kallëzimet penale, përmbajnë dëshmitë e familjarëve të viktimave të luftës, ndërsa kryesisht lidhen me krimet në komunën e Gjakovës.

“Uroj që kallëzimet penale të marrin rrugën e drejtësisë,” ka thënë Saraçi, përcjell albinfo.ch.

Pas dorëzimit të kallëzimeve penale, Saraçi bëri të ditur se ka marrë zotimin nga përfaqësues të Prokurorisë, se edhe kallëzimet penale të dorëzuara më herët, janë duke u shqyrtuar seriozisht.