Lajme
Dorentina Imeri rrëmben çmim në Festivalin e Filmit në Fribourg
Shqiptarja Dorentina Imeri ka marrë çmimin “Foreign Visa Award” në Festivalin e Filmit në Fribourg të Zvicrës.
Filmi i saj i shkurt “Motër” u cilësua si më i miri në këtë kategori nga juria moldave si të ftuar për të përfaqësuar seksionin Territori i Ri. “Motër” është i realizuar në gjuhën gjermane dhe shqip dhe është pjesë e programit “Foreign Visa AWard”, ku studentë nga pesë shkolla zvicerane të filmit dorëzojnë filmat e tyre të shkurtër dhe një panel gjykues i përbërë nga kinematografët nga seksioni i Territorit të Ri zgjedh fituesin, shkruan albinfo.ch.
Një familje shqiptare lufton për të qëndruar në këmbë dhe për t’u integruar në Zvicër. Paaftësia në të nxënë e anëtarit më të ri të familjes e vendos familjen në një provë shtesë. Prindërve u mungon koha dhe paratë për t’i mbështetur në shkollë. Që të mos prishet filli, motra e madhe e familjes emigrante merr përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe i vendos nevojat e saj në plan të dytë, përcjellë albinfo.ch.
Dorentina Imeri ka lindur në vitin 1993 në Solothurn, Zvicër. Në vitin 2019 ajo bëri një semestër jashtë vendit në SVT (Shkolla e Teatrit Pamor) në Jerusalem. Në vitin 2022 ajo përfundoi diplomën e saj bachelor në film në Universitetin e Arteve të Cyrihut me fokus në skenarin. Ajo aktualisht është duke kryer një praktikë në studimet e filmit në Institutin e Arteve Performuese dhe Filmit dhe është në post-produksion në dokumentarin e saj të parë artistik MJEGULL, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur "Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të...
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV Fakti që obeziteti në thelb është i trajtueshëm nuk e përjashton automatikisht një pension...
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”