Shqipëria

Dorëhiqet Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, dha dorëheqjen sot nga kryetari i partisë. Ai tha se PD do të ecë përpara duke qëndruar krah aleatëve dhe duke u zbatuar statuti i partisë, përcjell Albinfo.ch.

“Përpara ecet duke marrë anën e votuesve. Duke qëndruar në krah të aleatëve. Grupi parlamentar ka marrë një qëndrim dhe do të bëhet publik. Partia ka statut. Do ta zbatojë atë. Kemi rrëzuar propagandën më të madhe, që unë po mbaja partinë peng, i shitur te Edi Rama. Duhet të nisim me ringritjen e partisë. Ndërkohë që grupi të qëndrojë i bashkuar në betejë në Parlament, pa pasur dilemë se betejën po e bën për kryetarin. Po e bën për demokratët”, tha Basha.