Lajme
Dorëhiqet imami shqiptar pas lajmeve për martesa me detyrim në “Shtëpinë e feve”
Imami Mustafa Memeti në një deklaratë të tij lidhur me këtë rast shkruan se merr përgjegjësinë për “mungesën e organizimit”

Në nëntor, një hulumtim i realizuar nga SRF kishte ardhur në përfundimin se në Shtëpinë e religjioneve në Bernë ishin realizuar martesa të detyruara.
Në atë kohë, Memeti kishte thënë për Tages-Anzeiger: “Nuk e njohim personin që thuhet se ka bërë martesat e detyruara dhe ata nuk kanë pasur asnjëherë asnjë funksion në xhaminë tonë”.
Imami i shoqatës myslimane në Bernë, hoxha i njohur në komunitetin shqiptar dhe më gjerë, Mustafë Memeti, tani ka njoftuar dorëheqjen e tij për në fund të prillit, transmeton albinfo.ch.
Imami Mustafa Memeti në një deklaratë të tij lidhur me këtë rast shkruan se merr përgjegjësinë për “mungesën e organizimit”. Martesat nuk kontrolloheshin gjithmonë me kujdesin që nevojitet për raste të tilla, ka shkruar ai. Më tutje, imami i përshkruan martesat e detyruara si një krim të urryer dhe të rëndë.
Në nëntor qe bërë e ditur se martesat fetare ishin realizuar në Shtëpinë e religjioneve në Bernë pa u pas bërë martesat civile të mëparshme, përcjell albinfo.ch. Kjo është në kundërshtim me ligjin, në Zvicër.
Imami Memeti qe bërë i njohur në opinionin zviceran para sa vitesh qe zgjedhur si “Personalitet i Vitit” nga gazeta e madhe zvicerane “Tages Anzeiger”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë Shumica e produkteve Toblerone do të mbajnë tani kryqin zviceran në paketimin e tyre. Kompania amerikane...
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?
-
Masat nga qeveria zvicerane pas tarifave nga Trump
-
Lloji i ri i Mpox në Zvicër