Integrimi
“Dora e Vendlindjes”, 1700 libra Mitrovicës për 17 Shkurtin
Shoqata Humanitare "Dora e Vendlindjes" me seli në Cyrih për festën e 17 Shkurtit i dhurojnë 1700 libra në gjuhën gjermane për komunën e Mitrovicës në Kosovë
Një mijë e shtatëqind libra (1700 ) në gjuhën gjermane janë mbledhur në Zvicër, në aksionin e pestë me radhë, të titulluar “Një mijë e shtatëqind libra për komunën e Mitrovicës”. Ky aksion është organizuar për nder të festës së 17 shkurtit , me rastin e 6 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Aksionin e mbledhjes së librave e ka organizuar shoqata “Dora e Vendlindjes” (DeV) me seli në Cyrih, së bashku me miqtë zviceranë, ndërsa të gjithë librat e mbledhur do të dërgohen në bibliotekën “Latif Berisha” në qytetin e Mitrovicës.
Të rinjve në Kosovë do t`iu mundësohet në këtë mënyrë që të njohin më mirë kulturën e regjionit gjermanishtfolës.
Anëtarët e kësaj shoqate, së bashku me miqtë e tyre zviceranë, do të udhëtojnë për në Kosovë gjatë muajit qershor 2014, me rastin e ditës së paqes, 12 qershorit. Me atë rast ata do të vizitojnë bibliotekat komunale në Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, Prishtinë, Graçanicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Deçan, Prizren, Suharekë, Junik dhe Pejë. Ata shpresojnë se gjatë vizitës së tyre në Kosovë do të kenë kënaqësinë t’i shohin librat e mbledhur në aksionin e katërt dhe të pestë për komunën e Mitrovicës dhe ato të mbledhura në aksionin e dytë për tërë Kosovën.
Të gjithë ata që duan të dinë më shumë rreth shoqatës, mund të paraqiten në adresën: [email protected]
Ndërsa ata që duan të përkrahin shoqatën njoftohen se ajo është e regjistruar në organet kompetente të Zvicrës dhe k një xhirollogari në postën zvicerane.
Adresa: Dora e Vendlindjes, 8000 Zürich PC.60-384472-7
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës