Lajme
Gjermani: Dogana i konfiskon prodhuesit shqiptar 828 litra vaj ulliri kontrabandë
Hetuesit doganorë të Berlinit kapën furgonin me vaj kontrabandë, nga Shqipëria. Për këtë sasi vaji, normalisht duhej të paguheshin 1000 euro doganë

Vaji i ullirit është aktualisht mjaft i shtrenjtë. Të korrat e dështuara dhe infektimet nga dëmtuesit në vendet tradicionale të prejardhjes si në Spanjë, Greqi dhe Itali kanë bërë që çmimet për vajin e gatimit të rriten së tepërmi. Mesatarisht, çmimi i tij në treg është dyfishuar, transmeton albinfo.ch.
Më tutje, ndërhyjnë edhe doganat dhe kur importohet vaj ulliri, përveç taksës së shitjes prej shtatë për qind për litër, duhen paguar edhe 122.60 euro për 100 litra vaj ulliri. “Kjo është tarifa doganore që ngarkohet në zyrën e parë doganore kur importohet në BE,” thotë Christin Schaffer, zëdhënëse e Zyrës kryesore Doganore të Berlinit, për gazetën Berliner Zeitung. Kushdo që mund ta shmangë këtë sigurisht që do të ketë më shumë fitim në xhepin e tij.
Shumë e thjeshtë kjo punë – kështu mbase do të ketë menduar fermeri i ullinjve nga Shqipëria teksa ngiste furgonin e tij të bardhë Mercedes përgjatë autostradës së qytetit të Berlinit. Fatkeqësisht, ai u kap në një kontroll rutinë doganor, më 9 shkurt. Në bagazhin e furgonit, hetuesit doganorë gjetën 828 litra vaj ulliri në 64 kanistra, secila nga rreth 13 litra. Ai nuk kishte asnjë dëshmi lejeje të importit për vajin që ju gjet në makinë.
Kjo do të thotë: dogana për vajin ishte e papaguar dhe rrjedhimisht pason konfiskimi! Në kushte të rregullta, për këtë sasi atij do t`i duhej t`i paguante doganës rreth 1000 euro, përcjell albinfo.ch. Tani, proidhuesin shqiptar të ullirit e pret Procedura penale tatimore.
Zyrtarët e kanë konfiskuar vajin ndërsa kontrabanduesi u lejua të vazhdonte të drejtonte makinën në këmbim të një depozite sigurie prej 1500 eurosh për shpenzimet procedurale dhe sigurinë.
(Foto: Hauptzollamt Berlin)
E-Diaspora
-
Vetëdorëzohet kosovari, i dyshuar për vrasjen e partneres, nënë e tre fëmijëve Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, është arrestuar partneri i saj 47-vjeçar...
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
-
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini për udhëtimet e fundjavës së Pashkëve në Zvicër? Ashtu si çdo vit, ditët para fundjavës së Pashkëve pritet të jenë të ngarkuara në rrugët...
-
Zviceranët duan më shumë para për ushtrinë, por kundërshtojnë F-35
-
Zvicra shpenzon gjysmë milion franga për të mbajtur akses në çipat e AI
-
Si mund ta ndryshoj ligjërisht emrin tim në Zvicër?
-
Pushimet shkollore në Gjenevë do të ndryshojnë sërish