Kosova

Donte të fuste në Gjermani sasi të madhe duhani, gjobitet kosovari

Zyrtarët gjetën gjithsej shtatë kuti cigare, 69 pako cigaresh jashtë kutive dhe dy qese  me nga 500 gramë duhan cigaresh

Pasi kishte provuar të importonte një sasi të madhe të cigareve dhe të produkteve  të duhanit në Gjermani, një 44-vjeçar nga Kosova tani po përballet me akuzën për evazion fiskal, shkruan aib-stimme.de.

Ai po udhëtonte në autostradën A8 në drejtim të Mynihut kur hetuesit nga policia kufitare Raubling e inspektuan atë, transmeton albinfo.ch.

Zyrtarët gjetën gjithsej shtatë kuti (“Shteka” ose “Stange”) me cigare, 69 pako cigaresh jashtë kutive dhe dy qese  me nga 500 gramë duhan cigaresh.

Kjo tejkalonte ndjeshëm sasinë që lejohet të futet pa doganë (falas)  në Gjermani, e cila është një kuti kartoni cigare (“Stange”), transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye atij iu desh të dorëzonte si depozitë një shumën treshifrore eurosh (disa qindra euro).

Përveç kësaj, të gjitha produktet e duhanit u sekuestruan dhe u transferuan në departamentin e gjobave në zyrën kryesore doganore në Augsburg për përpunim të mëtejshëm.