Gruaja

Donika Krasniqi: Jeta është një dhuratë, të cilën duhet shijuar në çdo sekondë

Për modelisten Donika Krasniqi albinfo.ch ka shkruar disa herë me radhë. Vajza shqiptare, e cila jeton në Neuchatel, ishte pjesëmarrëse vitin e kaluar në “Miss Zvicra 2014”. Pak para finales ajo u skualifikua duke iu ndërprerë edhe ëndrra e saj në garën për titullin e më të bukurës së Zvicrës. Pavarësisht kësaj, ajo vazhdoi me modelim, duke pushtuar skenat e modës botërore.  Fillimi i vitit 2015 nuk kishte si të ishte më mirë për të. Agjencia e modës nga Parisi “Jana Hernette Modeli Scouting” i ofroi kontratë për të reklamuar produkte të ndryshme për firma të njohura të botës. “Na ka pëlqyer që nga koha kur ishte pjesëmarrëse e Miss Zvicra”, thotë agjentja e saj, Charlotte.  “Donika ka potencial të madh për të pasur një karrierë shumë të mirë si modeliste komerciale. Ajo është e përkryer për fotosesione, për revista dhe produkte kozmetike”, shprehet ajo për Schweizer Illustrierte,
transmeton albinfo.ch.
Para disa ditëve Donikën e kemi parë edhe në kripin e këngëtarit të njohur zviceran Sebalter, ku rolin e saj në klip e luan në mënyrë të përkryer.
Kësaj radhe, për revistën Schweizer Ilustrierte, Donika me fotografi të llojllojshme e ka dokumentuar jetën e saj të përditshme. Në këtë portret Donika tregon punën e lodhshme që e bën gjatë një dite nga mëngjesi deri në mbrëmje, duke u fotografuar për kompani të shumta në qytete dhe vende të ndryshme! Para se të bie të flenë, Donika ndihet e lumtur me njerëzit që e rrethojnë, ndërkohë thotë se jeta është një dhuratë, të cilën duhet shijuar në çdo sekondë!

–          Mirëmëngjesi, të dashurit e mi! Zgjohuni, grimohuni dhe ecni tutje!

–           Për fillim koha për të shijuar pakëz fruta. Të preferuat e mia janë qershia, pjeshkat, bananet dhe mollët. Çfarë mëngjesi energjik!

–          Më në fund i mora edhe bikinet nga “Vicktoria Secret”, të cilat i kisha porositur online. Nuk po mund të pres deri sa t’i vesh.

–          Gjithashtu këpucët e reja të bukura nga marka High Heels sapo më kanë ardhur! Mirë se vini në familje!

–          Po i paketoj disa gjëra që më duhen për fotosesion e parë të ditës së sotme. Bikinet, tatuazh prej ari dhe një palë aksesorë!

–          Gati për Luzanë, Biel, Cyrih…

–          Vendi i parë për fotosesion në Lozanë.  Këtu jashtë temperaturat janë 36 gradë. Vend shumë i përshtatshëm për fotografi të “egra”!

–          E dua punën dhe grimin që e bën artistja Nichanun Tshum. Grimi i saj sensual sjell sytë e mi të gjelbër në vendin e merituar.

–          Test para fillimit të punës me fotografin e mrekullueshëm Katherline Lyndia dhe artisten e grimit Nischa..

–          Një pauzë e shkurtër në Beau Rivage Palace në Lausanne. Po e shijoj këtë sallatë verore, para se të vazhdoj udhëtimin për në Biel.

–          Së bashku më agjentin time Charlotte arritëm në studio.

–          Dhe vazhdojmë punën për butikun Metro. Fillimisht bëmë fotografitë për koleksionin verë – vjeshtë për shitjen e veshjeve online.

–          Fotografitë për shitjen e veshjeve online tashme janë në kuti. Ne vazhdojmë të realizojmë një klip marketingu.

–          Ekipi kontrollon edhe një herë detajet e fundit para se të shkojmë jashtë!

–          1,2,3 aksion!  Është koha për incizime!

–          Ndjenjë vere! Kështu shihet…

–          …Rezultati…

–           Postim nga Cyrihu! Ekipi i mrekullueshëm është gati për fotosesion e ri që do të jetë për pamje dhe bukuri. Asistentja Vanesa Salvi, fotografia  e talentuar Ellin Anderegg dhe artistja e grimit Faienne Paul.

–          Pamja e parë! Një “Look” natyral!

–          Ekipi përgatit maskën për look-un veror.

–          1,2,3 – fotografi! Bashkëpunimi me fotografen Ellin Aderegg është thjesht i papaguar.

–          Seti më i preferuar imi fotografik! Duket shumë modë dhe trendy. Gëzohem duke i shikuar rezultatet!

–          Shtëpi, e ëmbla shtëpi! Po përgatis ushqimin tim të preferuar! Një supë me perime!  Mirë dhe shëndetshëm!

–          Kjo është fytyra ime pas një ditë pune të lodhshme.  Më duhet çlodhje dhe relaksim për të i mbushur bateritë për ditën e nesërme.  Para se të fle bëj një dush freskues!

–          Koha për gjumë! Çdo natë para se të fle, ndihem e bekuar. Nuk mund të mos jem mosmirënjohëse dhe e lumtur sa jam në këtë kohë. Ndjehem madhështore kur kam kaq shumë njerëz të mrekullueshëm që më përkrahin dhe motivojnë çdo ditë. Mos e harroni asnjëherë, që jeta është një dhuratë, të cilën duhet ta shijojmë në çdo sekondë. Natën e mirë të gjithëve!