Kosova
Donika Gërvalla grumbullon më shumë vota se sa Avdullah Hoti
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, është më i votuari në listën e LDK-së. Sipas listës që ka siguruar nga Reporteri, Hoti ka marrë 69 mijë e 640 vota.
Ndërkohë janë publikuar rezultatet edhe për kandidatët më të votuar nga Lista e Vjosa Osmanit, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi bashkë me Vetëvendosjen.
Sipas listës, del se më e votuara është Vjosa Osmani me mbi 300 mijë vota, por numër të madh të votave ka marrë edhe Donika Gërvalla me 71 mijë e 700 vota.
Nga ky rezultat vërehet se Donika Gërvalla nga lista e Osmanit ka marrë vota më shumë se Avdullah Hoti, i cili ishte kandidat i LDK-së për kryeministër.
Ndryshe në bazë të rezultateve të publikuara deri më tani, LVV-ja si parti e parë merr 58 ulëse në legjislaturën e re, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15, ndërsa AAK-ja merr 8 ulëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë