Opinione

Doni kafe Drini me xhezve apo çaj të zi?

Kurrë më shumë se sot nuk ka tingëlluar Durrësi në dialektin e shqipes kosovare

Siç duket pasi e kanë përcjellur diasporën dhe kanë përfunduar vlugun dasmave të shumta kanë ardhur të kënaqen në valët e freskëta shqiptarqe.

Është e vështirë sidomos gjatë kohës së darkës të ecësh nëpër qytet, prandaj zgjodha të ecë rreth plazhit me shpresë se është më e lehtë, por ishte e njëjtë. Duke i vështruar lokalet për të gjetur një restorant të përshtatshëm më ranë në sy shumë reklama: Kemi çaj rusi.

Mendova të hy në secilin lokal e tu them: gjithë bota e quan çaj i zi, por ishin shumë sikur që janë shumë edhe kamerierë që pyesin: doni kafe turku?

Gjithmonë pyetjeve të tilla u përgjigjem: a zien ndonjë turk kafenë këtu, nëse jo atëherë a s’mund ta quani: kafe Drini me xhezve…

Kamerierët që qeshin me këtë propozim do të qeshin edhe me çajin e zi sepse ata nuk mërziten sikur ti për gjuhësi, ma kthen bashkëshorti im dhe më këshillon të kem kujdes se ka njerëz që si marrin kritikat me paqe shton ai.

Pas darke një kamerier më pyet duke qeshur: a do një kafe turke prej shpisë,

i përgjigjem duke qeshur: një birrë Peje

Jo, jo, ma kthen birra për gra nuk vjen në shprehje, por a do: Çaj të zi apo kafe Drini me xhezve?

Një kafe Drini i them me xhezve

E ke kafen e turkut inat moj teze? pyet kamerieri kur ma sjell.

Jo i them dhe më kujtohen fjalët e një gruaje në anije: të shikojmë përpara në ardhmëri e ta lëmë të kaluarën të mbetet aty, se për Zotin po e ktheva kokën mbrapa nuk mund të shkoj as në shtëpi.

Lëre i them dhe përjetoje këtë ndjenjë të bukur, ndjenjën kur anija hap dyert dhe ne zbresim në vendin më të bukur në Shqipëri.

Nuk është se më pengojnë reklamat që i bëhen turkut, rusit apo grekut, por së pari të duam veten.

Mos u shqetëso thotë kamerieri, do të fillojmë të mendojmë ndryshe, tani të ju sjell kafenë me shpejtësinë e erës.

Sido që të jetë lum ata që e përjetojnë dashurinë dhe mikpritjen shqiptare.

Vërtet janë legjendë, të falin ndjenjën e familjes dhe ndihesh si i shtëpisë.

Limi, një mik na shkruan një mesazh me kërshëri: Si po u presin? Mirë i themi, bashkia pastron rrugët dhe plazhin panda, policia vërehet e interesuar gjithandej, muzikë në çdo anë, bile edhe me tupanë, për nga gjuha më as në dialekt s’na dallon dot, me një fjalë jemi adoptuar ne njëri-tjetrin aq fort.

Por një gjë që më pengon më shumë se reklamat çaj rusi e kafe turku është prezenca e lypësve rom.

Kam bindjen se kjo është reklamë e keqe që sidomos turizmin e dëmton

dhe për këtë e fajësojë më shumë bashkëpunimin e dobët të popullit me polici

Rastet e tilla duhet të lajmërohen.

Te restorant Tetova shefi u fal lypësve para për të mos u penguar mysafirëve, ndërsa unë vërej më tutje një djalosh ndoshta 8 a 9 vjeç që ka rėnë në rrugë dhe kalimtarët i hedhin lekë e askush nuk interesohet ta lajmëroj.

Kur rrallohen kalimtarët ai ngritet i numëron paratë dhe vrapon drejt shtëpisë.

O çuni, përse fle rrugëve ti, më trego se dua të të ndihmoj i them, e ai ikën me shpejtësi …

Mërgimtarët kosovarë janë me fat që kanë Durrësin afër. Ata udhëtojnë andej Drinit e këtej Drinit pa u lodhur aspak. Shumica e bëjnë këtë rrugë me dashuri. Te Drini i zi që kish marr ngjyrën e gjelbër të drunjtëve të Malit ata i sheh duke bërë fotografi.

Nuk ka as ndërtime, as anije aty, por natyra vërtet duket plot mrekulli.

Një barkë druri me peshkatarë, ca pata të bukura pamasë, dhe anash përballë shihen ca dhi të kuqe që zbresin dalëngadalë me bariun plisbardhë.

Hymë në Kosovë pa ndalesa fare në kufi.

Mirësevini mërgimtarë është shkruar nëpër shumë hyrje të qyteteve në lartësi.

Reklamat e pijes energjike Goldene Eagle tregojnë se në tokën tonë shpresa po lulëzon me dashuri.