Kosova

Donald Trump e nominon Philip Kosnett ambasador të ri në Kosovë

Z. Kosnett ka shërbyer tetë vjet në misione të jashtme diplomatike amerikane në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme, si dhe ka pozitë seniore në Departamentin Amerikan të Shtetit, thuhet në komunikatën zyrtare.

Philip S. Kosnett, zv.ambasador i Amerikës në Ankara, është nominuar nga presidenti Donald Trump për ambasador në Republikën e Kosovës, shkruan albinfo.ch. Ai më parë ka shërbyer me misione të jashtme në Islandë, Uzbekistan dhe ka qenë i përfshirë në biseda për gjetjen e paqes me Qipros, Turqisë dhe Greqisë.

“Z. Kosnett ka studiuar në Harvard University, ka marrë 10 çmime për shërbimet e tij diplomatike. Ai flet rrjedhshëm turqishten, rusishten, hollandishten dhe japonishten,” përcjell albinfo.ch.

Por fjalën e fundit nëse Kosnett do vijë si i pari i SHBA-së në Prishtinë e ka Senati amerikan, e cila duhet ta votojë me shumicë votash.