Lajme

Trump kërcënon gjermanët për tërheqje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërcenuar me tërheqjen e trupave amerikanë nga Gjermania.

Prefekti i qytezës gjermane Grafenwoehr, Edgar Knobloch, thotë se nuk beson që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të përmbushë kërcënimin për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Gjermania.

“Askush këtu nuk beson në atë (që thotë Trump). Ka shumë pak pohime të tilla”, tha Knobloch.

Knobloch njëherësh shpreh keqardhje për shkak të kërcënimeve të presidentit Trump, për shkak se Gjermania, sipas mendimit të tij, nuk paguan sa duhet në buxhetin e përbashkët të NATO-s dhe se do të zhvendosë trupat në Poloni, përcjell albinfo.ch.

Në këtë qytezë ndodhet njëra nga bazat më të mëdha amerikane në Evropë, e cila dikur ishte pranë kufirit me ish-Gjermaninë Lindore, janë të stacionuar më shumë se dhjetë mijë ushtarë amerikanë.

Baza ushtarake amerikane është edhe punëdhënësi më i madh në rajon dhe ka të punësuar më shumë se tre mijë civilë gjermanë./insajderi